E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Nuk i kam thënë “po” askujt

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 11:33

Lideri i AKR’së është deklaruar për koalicionin e mundshëm qeverisës me partinë fituese në zgjedhje. “Unë nuk i kam thënë jo askujt, nuk i kam thënë po askujt. Në rastin e Rahovecit kemi gjetur pika të përbashkëta parimore dhe programore dhe për këtë jemi këtu. Unë nuk kam folur ende as për një koalicion qendror”, ka thënë Pacolli.

Sipas Pacollit, AKR’ja do të presë rezultatin e zgjedhjeve. “E kemi parë vetë se çka ka ndodhur me këto zgjedhje dhe pas rezultateve ne do të vendosim kënd do ta mbështesim".

"Sinqerisht ju them se ne nuk kemi vija të kuqe për askënd, por ne do të bashkëpunojmë vetëm e vetëm me njerëz të sinqertë, me njerëz që kanë kontribuuar për këtë vend dhe me njerëz që kanë dëshirë të flaktë dhe profesionalizëm, që janë të moralshëm, ata njerëz do t’i mbështesim dhe me ata do të bashkëpunojmë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›