Rusia nuk i njeh zgjedhjet e 12 dhjetorit
Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 11:12
Ministria e Jashtme e Rusisë i ka quajtur jolegjitime zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit në Kosovë.
“Ne nuk i konsiderojmë zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës të mbajtura më 12 dhjetor si legjitime, pasi që ato u organizuan nga autoritetet e Republikës së vetëshpallur”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Alexei Sazonov.
Sipas tij, pjesëmarrja e serbëve ishte shumë e ulët dhe Moska është shumë e shqetësuar për suksesin e “partive ultra radikale shqiptare”.
Sazanov thotë se zgjedhjet gjithashtu janë përshkruar nga shumë parregullsi, që, sipas tij, e tregojnë “jostabilitetin e kuazishtetit të Kosovës”.