E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia merr masa për protestën e opozitës

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë masa për protestën e opozitës që nis sot në Sheshin "Skënderbej" në orën 16.00 dhe zgjat 3 ditë.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike dhe garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për kufizime të thella të qarkullimit rrugor në:

Sheshi Skëndërbej më datë 20 nëntor 2009 nga ora 15.00 deri në orën 17.00;

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" më datë 20 nëntor 2009 nga ora 15.00 deri në përfundim të tubimit;

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga ura e Lanës deri në afërsi të Kryeministrisë në datë 21 nëntor 2009, deri në pasditen e datës 22 nëntor 2009.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›