Prishtina nuk kërkon falje për arrestimin e tre gjermanëve
Prishtinë (dw/start)-Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do të kërkoje falje për arrestimin e tre shtetasve gjermanë, para pak javësh. Një përfaqësuese e qeverisë së Kosovës ka shprehur keqardhjen për arrestimin e tre agjentëve të Shërbimit Informativ Gjerman (BND), por ka refuzuar të kërkonte falje.
Zëvendësministrja e jashtme Vlora Çitaku foli për gazetën "Velt am Sonntag" e ka cilësuar si një “incident krejtësisht të pafat. Megjithatë nuk mund të kërkohet falje për një rast me të cilin ne nuk kemi të bëjmë. Nëse dikush ka bërë diçka gabim, kjo nuk ka qenë qeveria kosovare”- tha Çitaku.
Agjentët e shërbimit sekret gjerman BND-së, u arrestuan në mesin muajit nëntor në Prishtinë, si të dyshuar për përfshirjen në sulmin ndaj Zyrës së administratës së Bashkimit Evropian atje. Dy javë më vonë ata u lanë të lirë. Shtypi gjerman njofton edhe për gabime të BND-së në këtë aferë.