Dilemat e zgjedhjessë Behxhetit-President
Rasti Behxhet” në Kosovë, ashtu si “rasti Topi” në Shqipëri, janë jo vetëm shumë domethënës, por edhe pasqyrë e një pazar-politike të mirëfi lltë, të pastër e një mendësie të re, të panjohur, të mbrapshtë, pse jo edhe mjaft dëshpëronjëse për ecurinë e mëtutejme të demokracisë. Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë u provua tashmë se me trafikun e influencës, në mos edhe me para, një ambicioz i çfarëdoshëm mund të kallë këmbët në histori, për t’u bërë akoma më i pasur e më i paprekshëm, por edhe më i shquar, një njësh “institucional” i kombit! Për interesa vetjake, nëse “je i zoti” mund të krijosh një grup bllokues brenda partisë në pushtet, si Topi, por mund të sajosh edhe një parti që shumë shpejt, me numrat “përcaktues”, sipas modelit LSI, mund të hysh në lojën e madhe të aksham-pazar-politikës ku shiten e blihen vota e ku me votat e shitura, të blera ose të trafikuara, mund të sigurosh më e pakta disa emërime në dogana, në tatime, aty ku gëlojnë tenderat, sikurse mund të kapësh edhe një post ministri, deputeti apo zëvendës kryeministri…Por së fundi u provua që, nëse je një “lojtar” i zoti, njëlloj si në biznes apo në bixhoz, duke qenë qoftë edhe një ish bodyguard në Beograd, mund të kapësh karrigen e nderuar të Presidentit të Republikës. Behxhet Pacolli nuk e ka fshehur, ai u kthye në Kosovë bash për këtë qëllim, të bëhej President jo i një kompanie ndërtimi, por i një Republike, në rastin konkret i Kosovës!
Hë, pra, shumë shpejt e pa shumë vështirësi ai mund t’i thotë vetes: Behxhet, u kry! Ja pra sërish Kosova u bë edhe me një President të ri, zotni Behxhetin, por edhe me një qeveri të re, zotni Thaçin numër dy! Meqë ndërkombëtarët thoshin herë pas here se “qeveria e re e Kosovës duhet të jetë me duar të pastra”, shumëkush këtejpari besonte se deputetët e Kosovës, ndryshe nga kolegët e zgjedh-emëruar të Tiranës, që përdoren nga kryetarët përkatës herë si pisqolla, herë si megafon e herë si gurë shahu, nuk do të shit-bliheshin, nuk do të pranonin të përdoreshin e keqpërdoreshin kësisoj, pasi për ta, pra për deputetët e Kosovës e veçanërisht për ata të UCK-së (të cilët nuk lënë rast pa përmendur se janë ata që e “çliruan vendin”, duke e lakuar mbarë e prapë retorikën e “Kombit” e “për Kombin”), do të jepnin shembullin e dëshiruar se për ta interesat e Kombit e të popullit do të viheshin mbi gjithçka!
Por, mjerisht edhe në Kosovë retorika e ndezur patriotike që nga dita e pavarësisë e tëhu filloi të degradohej në një farë feje jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe nepsit të papërmbajtur për protagonizëm të krerëve kosovarë, por edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, moment ky që do të kërkonte një përgjegjësi të shkallës më të lartë. Ne pamë se si, si në një teatër absurd, votimi për Presidentin e Republikës përfundoi me rënien një pas një të “votave kundërshtuese”, pas tri seancave të dëshpëruara, në mungesën fizike të opozitës, në një allishverish të rëndomtë mes karrieristësh të dalldisur që bëjnë të pamundurën e të pabërën për sundim e pushtet vetjak. Megjithatë, deputetët që në dy seancat e dështuara patën guximin të bllokojnë procesin e zgjedhjes së Behxhetit, kanë detyrimin moral t’u shpjegojnë zgjedhësve të tyre se përse në seancën e tretë ata votën kundër Pacollit e kthyen në votë pro.
Por ndoshta edhe kjo ka pak rëndësi, pasi shumica e kosovarëve, besoj, e kuptojnë se për të siguruar një “karrige’, për të mbajtur mandatin e deputetit, për të kapur pushtetin ekzekutiv, retorika patriotike sërish doli bllof, kësaj here me një vulgaritet të pashembullt, dëmi i së cilës në Kosovë, si edhe në Shqipëri, ka për t’u shfaqur më vonë. Mos qoftë e thënë që në ditët që vijnë “kriza e mosbesimit” të ndërsjellë të shfaqet me bllokim institucionesh, me ngadalësim reformash, me përplasje të pushteteve dhe, si rezultat, edhe me sigurim të vend të fundit në proceset integruese, në mos edhe me përplasje e tensione të panevojshme sociale!
Zgjedhja e Behxhetit në fakt përsëriti të njëjtën skemë si në Tiranë katër vite të shkuara, kur u zgjodh Topi president, gjë që provon se Tirana dhe Prishtina kanë filluar të funksionojnë më së tepri për këmbimin e paudhësive, hileve e trafiqeve, manipulimit të votave, opinionit publik dhe mediave, etj se sa për qarkullimin e ideve, vlerave apo mallrave. Ky është përfundimi i parë dramatik që të buron nga “rasti Pacolli”. Ky ishte një tjetër shembull ogurzi që tregon se “faktori shqiptar” po i dëshmon ngulshëm botës demokratike një fytyrë anadollake, të papërgjegjshme, primitive, antidemokratike. Këtë dëm kombëtar, mjerisht, prej vitesh, vazhdojmë ta paguajmë si një haraç ne të pafajshmit, ne të heshturit, ne të bindurit, ne votuesit qytetarë shqiptarë, kësaj here në të dy anët e kufirit.
***
Por Kosovës, në fazën e vet kritike, kur ende është nën patronatin dhe vëzhgimin e ndërkombëtarëve e kur aty situate jo vetëm ajo ekonomike, por edhe sociale e politike është tejet e vështirë, lipsej që së paku Presidenti të ishte konsensual; të gëzonte autoritet të mjaftueshëm jo vetëm te partitë e qeverisë, por edhe në popull. Ndërsa votimi për Presidentin tregoi se edhe për “luftëtarët e Kosovës” një Behxhet Pacoll që dëshiron karrigen e Presidentit me çdo çmim, asht mbi gjithçka, e kjo do të thotë se edhe mbi Kosovën dhe mbi fatin e saj u vënkërka interesi vetjak i të zgjedhurve të saj të korruptuar ose jo, të manipuluar ose jo. Ashtu si shumica e deputetëve të Tiranës, edhe të zgjedhurit e Kosovës me sa shihet nuk ngurrojnë të luftojnë qoftë duke shkelur mbi moralin e parimet, që të mbeten deputetë, që të mbajnë pushtetin dhe favoret e të mos shkohet në zgjedhje të reja për të rrezikuar e humbur mandatin! Jo, jo, asht ma mirë një Behxhet-President që zgjidhet me gjysmën e votave të Kuvendit plus dy, se sa të humbasësh favoret e të qenit deputet!
Kjo mendësi “arnaute” doli sheshit në votimin e tretë për Presidentin e ri të Kosovës, për të mos thënë se mund të ketë funksionuar edhe ankandi pas perdes së Kuvendit, në pushim të seancës…Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka fakti se si do të funksionojë nesër një President i tillë (që më tepër ngjan butaforik, se honorifik) në situatat tejet të vështira që e presin Kosovën. Si do t’i imponohet nesër ai një maxhorance autoritare dhe abuzonjëse, e cila i fali votat nëpërmjet “bisedimeve të fshehta”, pas tri seancash; a do të jetë ai në pozitën e Topit në raport me PD-në e Berishës, apo më keq? Ç’imazh do të përcjellë Behxheti përballë faktorit ndërkombëtar? Çfarë mandati do të ketë Behxheti-President në bisedimet e vështira me Serbinë? Si do të komunikojë ai me opozitën që nuk e njeh dhe nuk e pranon si President? Si do të menaxhojë e administrojë ai p.sh, Mitrovicën, etj etj, për të mos thënë si do të komunikojë ai me gjithë ata banorë të Kosovës (që nuk janë të paktë!) që e shohin dhe e kuptojnë zgjedhjen e tij si një Pazar të shëmtuar, të dyshimtë e pse jo edhe të dëmshëm për shtetin e ri të Kosovës?
Parë me këtë sy Kosovës nuk i mjaftuan vetëm vështirësitë dhe dilemat e pas Pavarësisë, por falë makutërisë për pushtet iu shtua edhe një hall tjetër, institucional, presidencial. Sepse edhe në Kosovë, njëlloj si në Shqipëri, Presidenti i Republikës mbas kësaj do të jetë formal, sepse nuk do të jetë e nuk do të ndjehet kurrë në “borxh” me popullin e vet, por me tri ose katër deputetë që trafikuan votat, apo qoftë edhe me një kryetar partie që, për t’u bërë kryeministër, i fali votat e grupit të tij parlamentar si një “mall këmbimi”…
Por a mund të imponohet dhe, për më tepër, a mund të ofrojë e imponojë zgjidhje për Kombin një President i tillë?
(shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/balkanweb)