Reflektim nacionalisto-pragmatist
NgaYLBER LILI
Pas kthimit nga SHBA-te kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka leshuar nje shashke per opinionin politik dhe publik duke dhene shkendija per zgjedhje te parakohshme. Kjo shkendije me shume sesa nje alternative per te zgjidhur krizen politike nderetnike parlamentare ekonomike sociale dhe religjioze eshte imponim i sugjeruar nga perendimoret te cilet kerkojne te pershpejtojne zgjidhjen e ceshtjes se emrit me Greqine.
Ne keto rrethana shashka e kryeministrit per zgjedhje te parakohshme njeheresh duhet konsideruar si imponim nga jashte por edhe si provokim dhe testim per opoziten e cila ndonese retoriken
politike e ka orientuar drejt zgjedhjeve te parakohshme gjithsesi ata ende nuk jane te gatshem dhe te motivuar per te hyre ne nje gare ku kryeministri gezon popullaritet gjithnje e ne ngritje. Opozita maqedonase LSDM e kryesuar nga ish-presidenti Branko Cervenkovski ende nuk e gezon mbeshtetjen masovike te elektoratit gjithsesi ajo ka deklaruar se eshte per zgjedhje te parakohshme por ne qershor.
Lideri i partise me te madhe opozitare LSDM ne Maqedoni Branko Cervenkovski theksoi se eshte i gatshem per zgjedhje ne qershor duke kerkuar paraprakisht plotesimin e pese kushteve te bera nga opozita. Cervenkosvki shpalosi propozime konkrete dhe afatet per plotesimin e kerkesave te opozites. Ne rast se do te plotesoheshin kerkesat tona sipas kornizes se parapare kohore atehere zgjedhjet e parakohshme do te mbahen ne qershor. Ne te kunderten ne rast se nuk plotesohen kushtet dhe Gruevski do te shpalle zgjedhjet e parakohshme atehere LSDM-ja do te bojkotoje ato. Zhbllokimi i llogarive bankare te mediave TV A1 dhe gazetave te aferta me pronarin Velija Ramkovski shperndarja proporcionale e mjeteve buxhetore per reklama per te gjitha mediat arritja e konsensusit per Kodin Zgjedhor si dhe formimi i nje komisioni per listat zgjedhore jane kushtet kryesore te LSDM-se.
Duke iu referuar qendrimit zyrtar te opozites maqedonase Nikolla Gruevski vazhdon te mbetet favorit. Ne kete kuptim zgjedhjet e parakohshme do ti sherbejne maxhorances aktuale per te fituar nje tjeter mandat permes te cilit te gjendet zgjidhja per ceshtjen e emrit.
Pra kryeministri maqedonas ne menyre cinike permes zgjedhjeve te parakohshme perpiqet te jape mesazhe se ka ardhur momenti qe te jete pjese e zgjidhjes se problemit.
Natyrisht zgjidhja e problemit kerkon nje sqarim te vogel Gruevski nuk ka ndermend te zbuse retoriken dhe politiken nacionaliste as te ndryshoje filozofine e politikes antishqiptare por nxiton te krijoje pershtypjen se ai mund ti hape rrugen Maqedonise drejt familjes evropiane duke i dhene fund krizes per ceshtjen e emrit.
Pikerisht ceshtja e emrit dhe politika antishqiptare e avantazhojne Nikolla Gruevskin te jete i pakonkurrueshem ne zgjedhjet e parakohshme. Jo vetem kaq.
Me zgjedhjet e parakohshme por edhe me pas ai kerkon te ruaje te paprekur artificialitetin e fames. Ndoshta ne dukje shumecka duket e koklavitur dhe konfuze gjithsesi nese marrin ne analize periudhen e qeverisjes se tij Nikolla Gruevski te gjithe strategjine e veprimit politik dhe institucional e ka zhvilluar ne nje drejtim te ndertoje qofte edhe artificialisht profilin e burreshtetasit te popullit maqedonas.
Per te arritur ne kete pike ai e ka perdorur pushtetin duke ndertuar nje sistem etnocentrik antidemokratik dhe antishqiptar. Ai gjate kesaj periudhe e ka trajtuar pushtetin dhe shtetin si prone te tij duke kontrolluar te gjitha institucionet shteterore Parlamentin Presidencen gjyqesorin drejtesine Komisionin Zgjedhor mbi te gjitha partine shqiptare ne pushtet BDI-ne sikunder duke pasur ne kontroll institucionet e pavarura kryesisht median.
Ky pushtet absolut i denje per shtetet moniste fuqizoi se tepermi autoritetin e liderit Gruevskin nderkaq demtoi rende procesin demokratik thelloi antagonizmat nderetnike dhe izoloi totalisht Maqedonine. Ne kete kuptim zgjedhjet e parakohshme jane te vonuara
Tashme shtrohet pyetja perse Gruevski inicioi zgjedhjet e parakohshme tani dhe jo me pare Pergjigja eshte komplekse megjithate shumecka eshte evidente. Ne menyre permanente faktori nderkombetar ka kerkuar nga autoritetet politike dhe shteterore maqedonase qe te zgjidhin ceshtjen e emrit si premise per te marre ftesen ne NATO dhe ne BE.
Mirepo keto sugjerime u refuzuan nga kryeministri maqedonas sepse nuk pati guxim dhe kurajo te merrte persiper nje fature te tille ngaqe do te humbte ndjeshem peshen dhe autoritetin politik ne vend. Tashme ne fundin e mandatit ai ndermerr iniciativa si zgjidhje pragmatiste te siguroje nje tjeter mandat dhe ne kuader te qeverisjes se re te zgjidhe ceshtjen e emrit duke e argumentuar ne opinion si zgjidhje te detyruar por qe i hap perspektiven Maqedonise.
Sakaq duhet theksuar se ne keto kushte nuk mund te pretendohet per zgjedhje demokratike dhe te ndershme per sa kohe qe te gjitha mekanizmat institucionale kontrollohen prej qeverise aktuale. Sinjalet per zgjedhje te parakohshme jane thjesht dhe vetem reflektim per efekte nacionaliste dhe pragmatiste te kryeministrit maqedonas. Sakaq ne rrafshim politik shqiptar paralajmerimet e befta te kryeministrit maqedonas per zgjedhje te parakohshme jane pritur me rezerva. Opozita me e madhe shqiptare nje dite me pas ka pohuar se eshte per zgjedhje te parakohshme si e vetmja menyre per te rrezuar qeverine antishqiptare VMRO-BDI por paraprakisht ka kerkuar te plotesohen disa kushte per te hyre ne zgjedhje te parakohshme. Se pari PDSH kerkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor d.m.th. ndryshimin e hartes zgjedhore ne njesine zgjedhore numer 6 ngaqe kjo njesi e ka kaluar kufirin e parashikuar sipas Kodit Zgjedhor. Se dyti ne kuader te keshillave votues perfaqesuesit e administrates shteterore duhet te zevendesohen me perfaqesuesit e partive politike ngaqe dihet qe administrata shteterore eshte e partizuar. Se treti ne verifikimin e listave zgjedhore duhet te kete edhe perfaqesues te partise dhe se fundi ne qendrat e vendvotimeve te shtohet numri i vezhguesve nderkombetare. Nderkaq partia ne pushtet BDI ende nuk eshte deklaruar ndonese popullariteti i saj eshte ne renie ne vazhdueshme. Ne keto kushte zgjedhjet e parakohshme ne filozofine e logjikes politike dhe institucionale te kryeministrit maqedonas nuk ofrojne asnje alternative per permiresimin e statusit politik te shqiptareve. E thene me fjale te tjera Nikolla Gruevski kerkon te ruaje te panjollosur stofin e patriotit te ketij mandati duke mos e ndryshuar emrin dhe mandatin tjeter e justifikon duke marre bileten per ne NATO dhe BE. Kjo eshte pak a shume filozofia e zgjedhjeve te parakohshme.