Ideologjite partiake ne prag fushate
NgaILIR KALEMAJ
Duket se ne kete stine te nxehte politike qe po kalojme dhe me fillimin e fushates elektorale per zgjedhjet vendore qe po trokasin shterpesia ideologjike risjell ne debatin publik te njejten skene dezhavu-je qe perseritet ne menyre ciklike se paku cdo dy vjet. Ne fakt nga zgjedhjet e kaluara edhe ky cikel duket se po roitet pasi kemi qene ne nje krize te panderprere institucionale politike dhe ekonomike qe duket se nuk ka cfare ti shtoje pak turbullire per force zakoni. Por pertej konotacionit pezhorativ qe mbart vecanerisht ne kontekste si ky shqiptar cfare eshte ideologjia Ne fakt karakteristikat kryesore te ideologjise jane nje
pershkrim i marredhenies se pushtetit nje model per nje te ardhme te deshiruar dhe nje plan-veprim sesi ndryshimi politik duhet te vije. Ideologjite me fjale te tjera lidhin teorine me praktiken politike. Sherbejne qe idete e filozofise politike te arrijne te transmetohen politikisht te masa te elektorati votues dhe te vihen ne sherbim te komunitetit. Prodhojne substratin e retorikes publike seleksionojne ceshtje per tu trajtuar vendosin prioritete qeverisese dhe plotesojne vakuumin qe shoqeron shpesh debatet e individualizuara pa buke te lidereve politike antagoniste. do ideologji e mirefillte eshte e nderlidhur me nje seri idesh dhe principesh baze te cilat jane njeherazi koherente dhe sistematike. Pa lidhjen kovalente me grupet e strukturuara te interesit nuk mund te kete perfaqesim politik dhe per rrjedhoje as ideologji te mirefillte qe gjen zbatim nepermjet politikave te artikuluara qartazi nga aktoret vendore.
Shpesh eshte diskutuar dhe vazhdon te debatohet fakti nese ideologjite jane ezauruar nga koha ku jetojme sot nese jane ose jo te nevojshme apo thjesht kane ngelur si rudimente te se shkuares. Ketu te ne nje nga devizat elektorale te se majtes pertej se majtes dhe se djathtes mori gati forma anektodike per shkak te mungeses se informacionit se cfare do te thoshte konkretisht ne kontekstin shqiptar ku tradicionalisht nuk kemi pasur as te majte dhe as te djathte nese i referohemi termave te njehsuar ideologjike qe funksionon ne demokracite liberale te botes Western qe perpiqemi deshperimisht te imitojme. Nese i referohemi nje konteksti tjeter ku sociologu i shquar Anthony Giddens ai i cili se pari argumentoi se ideologjite konvencionale te se majtes dhe te djathtes kane dale jashte funksioni ne nje shoqeri te karakterizuar nga globalizmi renia e tradites dhe perhapja e refleksivitetit social atehere perfundimet jane te ndryshme.
Anglia e Tony Blerit qe artikuloi se pari idete e nje qendre politike me elemente te sinkronizuar te se majtes dhe se djathtes apo Amerika e Bill Klintonit provuan te ishin modele te suksesshme zhvillimi te cilat bashkuan pragmatizmin elektoral me politikat publike fleksibel por edhe te ndihmuara nga kuadri i pergjithshem makro-ekonomik qe favorizoi shpesh edhe politika ne thelb populiste. Barren ne fakt e mbajten kryesisht pasuesit por ky eshte nje diskutim tjeter. Ama te heqesh paralele te thjeshta dhe te argumentosh qe ne kemi ezauruar epoken ideologjike dhe duhet te arrijme boten pra te kthesh deviza populisto-demagogjike si zevendesuese te artikulimeve te mirefillta politike eshte jo vetem nje hap mbrapa. shte anakronizem per mos te thene vetevrasje ne sensin politik te fjales.
Shqiptaret sikunder edhe popuj te tjere fjala bie ruset per fat te keq nuk kane pasur te bejne me demokracine e mirefillte perplasjen e argumenteve pjesemarrjen artin e te debatuarit dhe arritjen e konsensusit ne baze te argumentit me te mire. Aq me pak te kene ndertuar ndonjehere shtet te se drejtes me institucione te forta te shendosha dhe te pavarura. Akoma me pak te kene ndertuar sistem te pavarur dhe te balancuar te pushteteve sikunder ne modelet e vendeve perendimore apo te kene kultivuar nje fryme civile kulture politike apo dialog te vazhdueshem per zgjidhjen e ngerceve te herepashershme. Kjo per vete faktin se sic e kam theksuar edhe gjetiu kemi kaluar nga feudalizmi ne sistem totalitar te izoluar dhe ku skamja dhe frika kombinoheshin per te prodhuar nje homogjenitet te frikshem ideologjik drejt nje demo-anarkie rrumpalle qe vetem lidhje me demokracine dhe shtetin e te drejtes nuk ka.
Partite vecanerisht ato kryesore qe realisht kane peshe elektorale jane kthyer ne parti gjuetare catch-all parties te cilat me ane te nje mishmashi ideo-polifonik synojne te maksimizojne bazen votuese dhe te risin peshen specifike. Nuk do shume mend qe ato qe shpesh identifikohen si shkaqe te tilla si sistemi klientokratik nepotik dhe korrupsioni masiv jane ne fakt simptoma por diagnoza eshte tjeterkund. Nese partite nuk profilizohen ideologjikisht nese nuk ka debate me buke per parime principe vlera dhe norma qe duhen perqafuar nese nuk ka debat te brendshem brenda-partiak perplasje opinionesh dhe kundershtish per sa u perket politikave qeverisese nuk mund te kete zhvillime pozitive. Nuk mund te kete demokraci te projektuar se jashtmi pa pasur fillimisht demokraci te brendshme. Nuk mund te kete pavaresi institucionale pa pasur liri per te shprehur pikepamje qe vijne edhe ndesh me qendrimet e lidereve politike qeverises. Dhe nuk mund te largohemi nga sindroma e adhurimit te njeshit pa kaluar te debati mbi idete. Dhe natyrisht nuk mund te qeveriset pa ide principe dhe vlera qe perfaqesojne shumicen e elektoratit ne nje kohe te caktuar.