E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli fton Emiratet e Bashkuara që të investojnë në Gjakovë

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka ftuar Emiratet e Bashkuara që të investojnë në zonën ekonomike të Gjakovës dhe në fushën e turizmit. Kjo i është konfirmuar delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Sulltan Saeed Al Mansoori, transmeton KTV.

Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kërkuar nga pala kosovare projekte konkrete, duke shprehur gatishmërinë e shtetit të tij që të investojë në Kosovë. “Ne u dakorduam me zëvendëskryeministrin që në disa fusha të caktuara të fillojmë bashkëpunimin, në fushën e turizmit, të zonës së lirë që u përmend nga zëvendëskryeministri si dhe në aeroport.

Ne si Emirate konsiderohemi si vendi më i fuqishëm në botë për investime, por është e rëndësishme që edhe pala kosovare të ofrojë projekte në fusha të caktuara’, theksoi Al Mansoori. Ai është interesuar të dijë më shumë për marrëdhëniet tregtare që vendi ynë ka me vendet e BE-së, SHBA-në dhe më gjerë, si dhe për potencialin e Kosovës në eksport./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›