Regjistrohen 4 tërmete të njëpasnjëshme në Elbasan

Shërbimi Sizmologjik Shtetëror Shqiptar ka regjistruar të martën brenda katër orëve, katër tërmete të njëpasnjëshme, duke iu referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion në Tiranë.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën 01.31 të ditës së martë me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter, 7 kilometra në lindje të qytetit Elbasan, shkruan noa.
Ky tërmet ishte në thellësi katër kilometra dhe nuk pati të dhëna për dëme materiale. Lëkundja u ndje lehtë në të gjithë rajonin e Elbasanit.
Tërmeti i dytë u regjistrua 6 minuta më pas, tetë kilometra në lindje të Elbasanit dhe pati magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti i tretë ndodhi në orën 01.40 dhe ishte më i fortë se dy të parët, me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter.
Kjo lëkundje sizmike u regjistrua 12 kilometra në lindje të qytetit Elbasan me thellësi gjashtë kilometra.
Tërmeti i fundit u regjistrua disa orë më vonë në 04.02 të mëngjesit me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter, këtë radhë me epiqendër nëntë kilometra në juglindje të qytetit Elbasan dhe me thellësi shtatë kilometra të vatrës së tërmetit./Indeksonline/