Pacolli pret njohje nga Gana
Nga Express më 20 maj 2011 në ora 15:34
Në kuadër të vizitës së tij në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Akra të Ganës, ministrin e Jashtëm dhe të Integrimit Rajonal të këtij shteti, Alhaji Muhamad Mumuni.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.
Pas këtij takimi, Pacolli, është i bindur se njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ganës është shumë afër.
Aktiviteti lobues i zëvendëskryeministrit Pacolli do të vazhdojë në Guineja Conacry dhe Afrikën Qendrore, thuhet në një komunikatë shtypi të Zyrës së Kryeministrit.