Jahjaga, privatisht në Tetovë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të premten pasdite qëndroi për vizitë në Tetovë. Gjatë kësaj vizite ajo ka realizuar takim me zyrtarë të lartë të partive shqiptare.
Sipas portalit Zhurnal, Jahjaga është pritur nga nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti-Devaja dhe sekretari organizativ i partisë, Hazbi Lika.
Temë diskutimi në këtë takim ka qenë situate aktuale politike në rajon dhe Maqedoni, sidomos, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit.
Po ashtu mësohet se Jahjaga është takuar edhe me përfaqësues te partive të tjera shqiptare në Tetovë.
Vizita e presidentes së Kosovës në Maqedoni ishte vizitë private, pasi që nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar për qëndrimin e saj në Tetovë. (Telegrafi)