E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me bombë në Pejë

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:29

Shtëpia e një 21-vjeçari në Pejë ka qenë cak i një sulmi me bombë në mesditën e së premtes nga persona akoma të panjohur.

Zyrtari i policisë, Zeqir Kelmendi, njoftoi se rreth orës 1:30 në rrugën "Fan Noli" në Pejë është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet se është granatë dore.

"Në bazë të hetimeve të para, në vendin e ngjarje, dyshohet se persona të panjohur
kanë hedhur një mjet shpërthyes, para dyerve të shtëpisë së viktimës, i cili mjet për fat të mirë nuk ka shpërthyer. Njësiti i policisë për deminim e ka ber shpërthimin mjetit në vendin e ngjarjes, duke mos dëmtuar asgjë", theksoi Kelmendi.

Rasti është në procedim nga hetuesit e stacionit policor të Pejës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›