E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli sjell lajme të mira në Qeveri

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 12:16

(E plotesuar) Zv/kryeministri Behgjet Pacolli e ka njoftuar kabinetin qeveritar sot detajisht për procesin e lobimit që ka zhvilluar në Afrikë gjatë këtyre javëve.

Lajme të mira dhe të këqija ka dhënë, transmeton Indeksonline.

Ai është i bindur se një nga shtetet më të mëdha e me të rëndësishme të Afrikës, Nigeria, javën e ardhshme do ta zyrtarizojë njohjen.

Sipas Pacollit, presidenti Goodluck Jonathan, tashmë ka dhënë urdhrin për shkrimin e notës verbale. Mali dhe Gaboni janë dy shtetet e tjera të Afrikës që mund ta njohin shpejt Kosovën.

Por, Pacolli ka njoftuar se Caricomi ka tërhequr vendimin për njohje si organizatë. Ai ka pohuar se secili vend veç e veç do të vendos nëse do ta njohë pavarësinë.

Kosova javën e kaluar ka marrë 4 njohje, duke e çuar në 81 numrin e shteteve që e njohin pavarësinë.

Kosova sot njihet nga një shtet i CARICOM’it?

Zyra e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se sot do ta prezantojnë njohjen e radhës për shtetin e Kosovës.

“Një shtet nga vendet e CARICOM’it e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë ditës, njohja bëhet publike”, ka thënë për ExpressOnline Jetlir Zymberaj, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Ai nuk ka dashur të tregojë për shtetin që do ta njoh sot pavarësinë e Kosovës.

“Gjithçka do të dihet në konferencën për media”.

Burime të ExpressOnline thonë se njohja do të prezantohet nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili mbrëmë është kthyer në Prishtinë, bashkë me një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›