E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacollit i pamundësohet garimi për president?

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 11:01

Zv/kryeministri Behgjet Pacolli rrezikon të humbë të drejtën për të garuar për president të Kosovës nëse një draft –amendament i Komisionit për ndryshimet kushtetuese shndërrohet në amendament kushtues, shkruan sot e përditshmja Infopress.

Fjala është për draft-amendamentin që thotë se kandidati për president duhet të ketë vetëm një nënshtetësi, ndërsa Behgjet Pacolli dihet se ka më tepër së një nënshtetësi. Me këtë draft-amendament nuk është pajtuar përfaqësuesja e AKR-së në këtë komision, Suzanë Novoberdali, e cila ka kërkuar që kjo çështje të rishikohet.

Përveç këtij draft-amendamenti Komisioni, që është takuar pa praninë e medieve, ka propozuar që kandidatët për president të sigurojnë 15 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të kenë jetuar së paku 5 vjet në Kosovë.

Është propozuar që kandidatët për president të sigurojnë 15 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të kenë jetuar së paku 5 vjet në Kosovë.

Draft-amendamentet tjera pritet të propozohen pas debateve me qytetarët e Kosovës, që do të fillojnë me 4 nëntor. Në fund të gjitha propozimet shkojnë në Kuvend për miratim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›