Tajger Vuds: Jetoja në një gënjeshtër
“Një jetë e mbushur me gënjeshtra”: në këtë mënyrë Tajger Vuds e përshkruan ekzistencën e tij përpara skandalit seksual. Gjatë një interviste televizive, kampioni i golfit bën “mea culpa”. “Kam bërë gjëra, të cilat lënduan shumë njerëz. Po pres me padurim që të kthehem në fushat e golfit për të luajtur sërish”, tha Vuds rreth “US Masters”, turneut ku pritet të rikthehet pas pauzës për një kohë të pacaktuar. Ai pohoi se ndihet “pak nervoz” për pritjen që do t’i bëjnë tifozët. Gjithsesi, “tigri” ndihet gati: “Kur përballesh me situata të tilla, humbet shumë, por të paktën gjen një forcë të brendshme. Një shtysë të tillë për të rifilluar nuk e kisha pasur kurrë më parë”. Për “Espn”, Vuds deklaroi se është një person i ndryshëm, por nuk ka asnjë ide se si mund të ndikojë kjo në lojën e tij. Vetëm pak ditë më parë, Veronika Siuik-Daniel publikoi disa SMS “hot” të golfistit, por ai evitoi çdo lloj replike.
#