Arsenali, rival serioz për titull
Arsene Venger beson se tashmë Arsenali ka fituar respektin e kundërshtarëve, pavarësisht faktit se renditet në vendin e dytë në Premiership. Trajneri francez beson se “topçinjtë”, të cilët kanë vetëm dy pikë më pak se Mançester Junajtid, duhen parë si rivalë seriozë në garën për titull. “Kur humbet thellë përballë një prej pretendenteve kryesore për titull, askush nuk të merr seriozisht”, deklaroi Venger. “Edhe tani, janë të shumtë ata që nuk na shohin si të denjë për të luftuar në kampionat. Do të nevojitet pak kohë që t’i bindim të gjithë skeptikët”. Ai përfundoi: “Kur humbëm përballë çelsit dhe Junajtid, të gjithë menduan se ai ishte potenciali ynë dhe nuk na shihnin si pretendentë. Megjithatë, ne kemi një skuadër të re dhe nëse duam që të kemi një të ardhme, duhet të tregojmë forcë psikologjike dhe mos të dorëzohemi në asnjë situatë, pavarësisht rezultateve zhgënjyese”.
#