E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rindërtohet rruga e lashtë Egnatia

Elbasan – Në qytetin e Elbasanit ka filluar projekti për rindërtimin e vijës antike Egnatia. Rruga përshkon mespërmes lagjen Kala të këtij qyteti. Ky është një projekt i përbashkët, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkimi Europian dhe Bashkia Elbasan.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge pedonale 3 metra të gjërë, ndriçim mesjetar dhe do të finalizohet me rindërtimin e dy kullave në pjesën lindore apo daljen e kalasë dhe mbulimin e Bazilikës. Po ashtu, në projekt përfshihen edhe fasadat e banesave, të cilat do të mbulohen me fondin që bashkia do të japë si pjesë e kontratës në projekt.

Banorët e lagjes janë tepër të kënaqur pasi mendohet se ky investim ka perpektivë në zhvillimin e kësaj pjese të qytetit. Zhvillimi i zejtarisë dhe artizanatit do të sjellë rikthimin e vlerave historike të qytetit. Rruga pritet të tërheqe mjaft turistë të huaj, kryesisht gjermanë, hollandezë, anglezë, belgë, të cilët kanë interest ë veçantë për këto veprimtari artizanale. Firma zbatuese e punimeve është një firmë italiane. Vlera fillestare e kontratës është përcaktuar 552.333 Euro.

Klaudia Kushi/ IDEA

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›