Padi Myftarit per nxitje te urrejtjes fetare
Tirane-Komiteti Mysliman i Shqiperise, ka bere dje nje kallezim penal ne Prokurorine e Tiranes ndaj gazetarit Kastriot Myftari, i cili akuzohet per 3 vepra penale, qe pala paditese pretendon se ai ka konsumuar ne dy artikuj te botuar ne te perditshmen "Sot". Kallezimi penal eshte firmosur nga kryetari i Komitetit Mysliman te Shqiperise, Haxhi Selim Muca. Padia mban numrin e protokollit 3613. Ne kete kallezim thuhet se Myftaraj akuzohet per "Nxitja te urrejtjes ose grindjeve ndermjet kombesive, racave dhe feve", "Thirrje per urrejtje nacionale", dhe "Perhapje e informatave te rreme qe ngjallin panik". Shkrimet mbi te cilat, Komitetit Mysliman ka ngritur keto 3 akuza, jane botuar ne gazeten "Sot" te dates 27 maj dhe 28 maj 20010, me titujt "Ylli i kuq i Moskes dhe Guri i zi i Mekes" dhe "Nje formule per matjen e shkalles se rrezikut te terrorizmit islamik ne Shqiperi dhe Kosove". "Me ane te ketyre dy artikujve, Kastriot Myftaraj ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndermjet popullsise shqiptare", thuhet ne padi. Per te konkretizuar akuzat e ngritura, ne padi jane perfshire edhe pjese te dy shkrimeve te z.Myftari. Gjithashtu pala paditese thekson ne kallezimin e ngritur, se shkruesi i ketyre artikujve, perhap informata te rreme, me qellim qe te ngjalle nje gjendje pasigurie dhe paniku tek njerezit, gje e cila vertetohet ne keto shkrime. Komiteti Mysliman i Shqiperise ve ne dukje se ne keto shkrime Myftari ka si qellim venien ne rrezik te paqes publike, duke bere thirrje per urrejtje kunder pjeseve
te popullsise qe besojne ne fene myslimane, duke i fyer ose shpifur per to dhe
perfaqesuesit e tyre dhe duke kerkuar perdorimin e dhunes ose te veprimeve
arbitrare kunder tyre. Kjo sipas pales paditese, tregon per nje fushate shpifese-denigruese- kriminale- urrejtjenxite se, e cila bie ndesh me legjislacionin penal ne fuqi ne Republiken e Shqiperise. Me tej, me cilesine e pales se demtuar, Komitetit Mysliman i Shqiperise shprehet se duke qene nje organ perfaqesues i besimtareve myslimane shqiptare te cilet ndjehen te prekur nga sulme te tilla te paligjshme, e konsideron detyrim ligjor dhe si shenje te respektimit te legjislacionit shqiptar ne fuqi, t'i Prokurorise me ane te nje kallezimi penal.
Pjese te shkrimit ku pretendohet konsumimi i nenit 265
"Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndermjet kombesive, racave dhe feve"
"Eshte absurde qe edhe sot te kete shqiptare, per fat te mire nje pakice tek kombi shqiptar ne dy anet e kufirit, te cilet ende besojne tek nje fe si Islami.... Islami prish koherencen nacionale shqiptare... . muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar. Kjo do te thote se
shqiptarizmi i tij eshte fiktiv.... Sot deislamizimi eshte sfida historike per shqiptaret, ne dy anet e kufirit. Ne trojet shqiptare duhet te zhbehet cdo shenje e Islamit. Islami nuk mund te kete te njejtin status si Krishterimi ne hapesiren shqiptare se eshte fe e sjelle nga pushtuesi.... Ne shqiptaret duhet te ndahemi me Islamin me ane te nje referendumi mbarekombetar, ku njerezit duhet te pyeten per ndalimin e tij.... Cdo njeriu qe do te deklarohet si musliman duhet t'i hiqet shtetesia e Republikes se Shqiperise, eventualisht e Kosoves dhe te marre statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab.... Shqiptaret mund te besojne tek Zoti pa pasur nevoje per kete surrogat-fe te shkretetirave, cka eshte Islami...."
Pjese te shkrimit ku pretendohet konsumimi i nenit 266
"Thirrja per urrejtje nacionale"
"Menyra me efikase per zhvillimin e kesaj lufte eshte nxjerrja jashte ligjit e fese islame ne Shqiperi dhe mbyllja e te gjitha objekteve te saj te kultit.
Bashkesia Islame e Shqiperise, sic quhet tash Komuniteti Musliman, mund te thote se nuk eshte fajtore per ate se ka radikale islamike ne Shqiperi, por eshte
ekzistenca e fese islame dhe e objekteve te saj te kultit ne Shqiperi, qe ka
siguruar logjistiken e radikalizmit islamik ne Shqiperi. Pra, jo te gjithe
muslimanet shqiptare (me muslimane ketu kuptoj praktikanet) jane terroriste
potenciale, por te gjithe terroristet neser do te jene muslimane.... .. Islami i
ka shpallur lufte kombit shqiptar, duke synuar qe ta mbaje te ndare nga
Perendimi. Ne kete lufte xhamite jane fortesat e ushtrise armike, minaret jane
tytat e topave te ushtrise armike, islamiket praktikante jane ushtaret armiq....
Ose kombi shqiptar do te ndahet nga Islami, duke u vetedeislamizuar, ose Islami
do ta mbyse kombin shqiptar......"
Pjese te shkrimit ku pretendohet konsumimi i nenit 267
"Perhapja e informatave te rreme qe ngjallin panik"
"Grupi tjeter (besimtaret myslimane) jane ata njerez ne shoqeri te cilet,
per nga bindjet qe kane perbejne nje force potenciale, e cila mund te ndermarre
veprime te armatosura per permbysjen me dhune te rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me force..... radikalet islamike ne Shqiperi do
te mbeshteten me arme dhe para vetem nga qendrat fondamentaliste ne boten
islame...... sipas formules qe ofroj une, ne te ardhmen e afert eshte e sigurt
se ky rrezik do te rritet duke kapercyer shkallet..... . Keshtu qe, ne 3-5 vitet
e ardhshme duhet pritur dyfishimi dhe trefishimi ne numer i grupit aktiv islamik
te rrezikshem per sigurine e vendit, derisa nje pjese e madhe e femijeve te tyre
do te arrijne ne moshe aktive per veprime te dhunshme, shkurt kur mund te jene
moxhahidine.. ... Ne Shqiperi dhe ne Kosove do te vijne te terhequr si nga nje
magnet moxhahidine nga vendet islamike, te cilet Greqia, Serbia dhe Maqedonia,
do t' i ndihmojne te hyne ne Shqiperi dhe Kosove..."