Sejdiu-Moisiut:Faleminderit për mbështetjen

PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton zyra për shtyp e Presidentit kosovar.
“Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga opozita, pavarësisht kush e ka qeverisur Shqipërinë”, tha Sejdiu.
Ndërsa, ish-Presidenti Moisiu nga ana e tij vlerësoi progresin e përgjithshëm që është bërë në Republikën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.
“Pavarësia e Kosovës po dëshmohet si një faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon”, tha Moisiu. Sipas tij, e ardhmja e vendeve tona, pa dyshim, është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare.
Në këtë takim shumë të përzemërt, gjithashtu, u bisedua edhe për dukuritë e ndryshme me të cilat po ballafaqohen të dy vendet tona, siç janë papunësia, korrupsioni, vështirësitë e zbatimit të plotë të ligjit etj. Por, të dy bashkëbiseduesit theksuan se me gjithë vështirësitë, edhe Shqipëria, edhe Kosova janë në rrugë të mirë për arritjen e standardeve evroperëndimore edhe në këto fusha.
(d.b/BalkanWeb)