E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zhdukur prej ditësh një 14-vjeçare

01/06/2010 Mendohet të jetë larguar me dëshirën e saj, kallëzimi nga familjarët

Vajza është munduar që largimi të mos bjerë në sy të prindërve

Korçë- Një vajzë 14-vjeçare, banore e qytetit të Korçës, e larguar që prej tre ditësh nga shtëpia vazhdon të figurojë e humbur. Me gjithë përpjekjet e bëra nga familja për gjetjen e saj, por edhe të të policisë së Korçës për të rënë në gjurmët e 14- vjeçares, deri më tani asgjë nuk është bërë e mundur. Mësohet se vajza në fjalë, Shuberta Xhabazi, ishte larguar nga banesa duke shfrytëzuar çdo mundësi që çasti i largimit të saj të mos binte në sy të prindërve dhe për më shumë të mos ndalohej prej tyre. Kjo gjë ka bërë të mundur që mungesa e 14-vjeçares të bjerë me vonesë në sy të familjarëve. Megjithatë, pas kërkimeve të kryera nga ana e familjarëve dhe të afërmve, ata i janë drejtuar policisë për të kërkuar ndihmën e saj. Në lidhje me këtë ngjarje burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bën të ditur se, “në dt 30.05.2010 u bë shpallja në kërkim për “largim nga banesa”, për shtetasen Shuberta Xhambazi, e dtl. 15.07.1996, lindur dhe banuese në lagjen nr. 4 të Korçës, për të cilën një ditë më parë rreth orës 08.30, ishte bërë kallëzim nga babai i saj, i cili kishte deklaruar se vajza e tij ishte larguar nga banesa në drejtim të paditur. Aktualisht po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›