Rimbursimi i ilaçeve,ja ndryshimet e reja në skemë
• Në listën e rimbursimit të barnave për vitin 2008, nuk janë shtuar ilaçe të reja.
Zirina Llambro
Asnjë sëmundje, e cila kishte mbetur e patrajtuar nga skema ekzistuese nuk është përfshirë në listën e re që pritet të vihet shumë shpejt në zbatim. Komisioni i hartimit dhe rishikimit të listës, i mbledhur dje në Ministrinë e Shëndetësisë, vendosi që në skemë të bëhen vetëm zëvendësime medikamentesh me ndryshime të dozave dhe kombinime të tyre në trajtimin e sëmundjeve. Edhe alternativat e reja që janë shtuar kanë aktualisht në listën ekzistuese një ose disa barna që trajtojnë sëmundjet përkatëse. Ndërkaq nga lista do të hiqen 11 barna, të cilat nuk janë në qarkullim në vendin tonë, ose janë deklaruar nga vetë fabrikuesit e tyre që nuk do të prodhohen më në formën ekzistuese. Por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për sëmundjet të cilat trajtoheshin më parë me këto barna, ekzistojnë në listën aktuale alternativa të njëjta për trajtimin e tyre. Nga sa bëhet me dije janë 16 ilaçe të skemës, të cilat janë shtuar si mundësi të reja për trajtimin e disa sëmundjeve. Megjithëse Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj ka sqaruar se janë 20 alternativa të reja, burime nga mbledhja e djeshme konfirmojnë se për 4 prej tyre nuk është rënë dakord, pasi ka pasur kontestime nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ato nuk janë miratuar. Bëhet fjalë për 2 kombinime medikamentesh për të sëmurët kardiakë dhe dy alternativa për të sëmurët mendorë. Vetë ministri Ndoka ka pohuar gjatë mbledhjes se do të diskutohet sërish për këto ilaçe, pas argumentit të ISKSH se nuk i përballon dot financiarisht. Por me gjithë këtë klauzolë të hapur, nga tabelat me ilaçe që vetë dikasteri që ai drejton ka vënë në dispozicion, ndryshimet janë quajtur të mirëqena. Ndërkaq sipas të dhënave rezulton se është bërë zëvendësimi i 15 barnave të rimbursueshme të listës 2007 me formë-doza të tjera së të njëjtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative.
Alternativat e reja
Në listën që do të hyjë në fuqi për këtë vit, vihet re se për disa grupe sëmundjesh është shtuar edhe një alternativë tjetër ilaçi. Kjo nga bluzat e bardha është parë si pozitive për dy arsye. E para, sepse ata do të kenë mundësi sipas shkallës së sëmundjes të zgjedhin një nga alternativat e ilaçit që i përshtatet më shumë pacientit. Ndërsa e parë me syrin e konkurrencës, janë firma të ndryshme farmaceutike që prodhojnë këto medikamente, çka në njëfarë mënyre çon në rritjen e cilësisë së listës. P.sh., nëse propafenoni (ilaç që përdoret nga të sëmurët me probleme kardiake) në listën e 2007 ekzistonte në formën e tabletës 150 ml, me listën e re do të zëvendësohet me tableta 500 ml. Eshtë shtuar gjithashtu për disa sëmundje edhe forma e lëngshme e ilaçit kurues. Kështu për grupin e sëmundjeve neurologjike, p.sh., ilaçi Natrium valproicum 50 mg/ml- 100 ml këtë vit do të jetë jo vetëm në formë tablete, por edhe në formë shurupi. Sipas mjekëve, kjo gjë është mjaft efektive për fëmijët që kanë probleme neurologjike. Sëmundjet të cilave u është shtuar edhe një alternativë tjetër kurimi, janë kryesisht ato kronike. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, të sëmurët që kanë probleme të stomakut apo edhe ata me probleme neurologjike, janë grupet që përfitojnë më shumë nga ndryshimet e skemës.
351 barna
do të ketë skema e rimbursimit të ilaçeve për vitin 2008. Kjo pas heqjes së 11 barnave, të cilat nuk janë më në qarkullim në vendin tonë
4.2 miliarde
lekë i janë akorduar Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për listën me rimbursim të vitit 2008. Ky institut ka propozuar hartimin e një liste të dytë rimbursimi
Ilaçet, mungon kontrolli i cilësisë
"Farmakovigjilenca (procesi që identifikon riskun nga produktet medicinale dhe monitoron cilësinë e tyre) është mundësia e vetme për të siguruar barna të efektshme për pacientët". Këtë ka deklaruar disa javë më parë kryetari i komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Tritan Shehu. Sipas tij, ngritja e strukturave dhe mekanizmave për kontrollin e vërtetë të ilaçeve duhet parë me shumë kujdes dhe seriozitet nga drejtuesit e shëndetësisë. "Farmakovigjilenca mungon pothuajse plotësisht, duke u bërë problematike në përmirësimin e kostos së mjekimit dhe detyrimisht në një politikë farmako-ekonomike sa më racionale", është shprehur Shehu. Ai ka deklaruar gjithashtu se, i mëshohet fort çmimit të medikamentit dhe lihet mënjanë cilësia e tyre dhe në këtë mënyrë nuk bëhet gjë tjetër veçse rritet kostoja e mjekimit. "Konkretisht, nëse të sëmurit i aplikohet një medikament, i cili për një arsye apo tjetrën është me një çmim të ulët në treg, kur nuk ka sasinë e veprimit të vërtetë të medikamentit, atëherë në ciklin e dytë të kurimit ai do të detyrohet të marrë medikamente më të shtrenjta, sepse i pari nuk ka dhënë efektin e duhur. Pra, në këtë mënyrë jo vetëm që dëmtojmë shëndetin e njeriut, por rrisim shumë dhe koston e mjekimit", ka theksuar kreu i komisionit parlamentar të Shëndetësisë. Me këtë logjikë sipas tij, duhet të përmirësohet edhe lista e rimbursimit të ilaçeve, ku çmimi dhe cilësia duhet të jenë në të njëjtën vijë.
Lista e barnave pa mendimin e mjekëve
Ndryshe nga vitet e tjera, Ministria e Shëndetësisë në hartimin e listës së rimbursimit nuk ka pasur si prioritet të sajin ndërhyrje për kategori të veçanta përfituese.
Zirina Llambro
Ndërsa në listën e rimbursimit të vitit 2007, fëmijët, të sëmurët me prostatë, por edhe sëmundje të tjera kronike, u panë si primare për përfshirjen në skemë, për 2008-ën nuk do të ketë asnjë risi. Por skema e re nuk çalon vetëm këtu. Burime të pranishme brenda mbledhjes së djeshme të komisionit pohuan se lista e re ngjalli një sërë debatesh. Madje, për ilaçe të veçanta u vu re se nuk ishte marrë parasysh fare mendimi i forumeve universitare apo i stafeve mjekësore. Më i kontestuar qoftë nga mjekët, qoftë nga ISKSH-ja ishte kombinimi Valsartan+Amlodipin (barna për sëmundjet e zemrës). Të dy këto barna ekzistojnë në listë, por kombinimi i tyre ka një kosto prej 25 milionë lekë të reja më shumë, e cila sipas përfaqësuesve të ISKSH-së është e papërballueshme financiarisht. Lidhur me këtë kombinim, si alternativë e re e trajtimit të të sëmurëve me zemër, shefi i katedrës së kardiologjisë, prof.dr. Spiro Qirko, anëtar i komisionit, u shpreh se nuk e shihte aspak të drejtë mënyrën e përzgjedhjes. "Ju lutem më sqaroni se mbi ç'bazë është përzgjedhur ky kombinim. A ka një studim për rezultatet? Ju garantoj se unë jam shef i katedrës dhe nuk di gjë për këtë propozim. Nuk duhet të futen barnat në këtë formë në listë, por ato të dalin nga forumet universitare si propozime", është shprehur Qirko në mbledhje. Sipas të njëjtave burime që konfirmojnë këtë deklaratë, nga anëtarët e komisionit ndryshimi i formdozave për kombinimin e mësipërm nuk u pranua. E njëjta gjë edhe për barin Risperidon, i cili është propozuar të futet në formën lëng, ndërkohë që ekziston në formë tablete në listë. "Ky ndryshim për këtë bar që përdoret për të sëmurët mendorë kushton 50 milionë lekë të reja vetëm për 100 pacientë, ndërkohë që janë 2100 të tillë. Pra është një sëmundje që trajtohet në listë me disa barna, ndërkohe që një ndryshim i tillë ka një kosto të papërballueshme", kanë argumentuar përfaqësuesit e ISKSH-së në mbledhje. Ata saktësuan se se jo vetëm që buxheti është i kufizuar, por nuk janë ndjekur as prioritetet për barnat. "Me këtë shumë parash do të ishte më e udhës të trajtoheshin sëmundje që për fat të keq janë të patrajtuara në listë, duke pasur prioritet fëmijët, p.sh.", u shprehën përfaqësuesit e ISKSH-së.
Pensionistët të pakënaqur nga skema
Nuk dihet si do ta presin pensionistët skemën e re të rimbursimit të barnave, por nga deklaratat e shumta të dhëna nga përfaqësuesit e tyre shprehen dukshëm ankesat për trajtimin falas me ilaçe. Sipas tyre, në skemën e rimbursimit vazhdojnë të mungojnë një sërë barnash të shtrenjta, për të cilat të moshuarit kanë nevojë dhe detyrohen t'i blejnë vetë në farmaci. Një tjetër problem i ngritur nga sindikata është edhe ai i sorollatjeve të shumta të pacientëve për të marrë ilaçet e rimbursueshme, madje ka pasur raste që i kanë blerë me paratë e tyre. Në pikëpyetje është vënë disa herë edhe cilësia e barnave të listës. "Në disa raste janë hequr alternativat më të shtrenjta, por mjaft të efektshme për ne dhe janë zëvendësuar me ilaçe të lira, po që s'kanë pikë ndikimi tek sëmundja. Edhe pse skema si rregull duhet të ketë në përbërje të saj alternativat më të lira, për ne si pacientë kjo është mjaft e dëmshme", është shprehur kreu i Sindikatës së Pensionistëve Isa Gorica.
Pranohet propozimi i ISKSH për listën me bashkëpagesë
Përfundimisht Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë ok propozimit të ISKSH-së për listën alternative të barnave. Një draft me specifikimet përkatëse të listës së dytë do t'i shkojë për miratim qeverisë, e cila do të sigurojë edhe fondet për mbulimin e saj nga ISKSH-ja. "Kjo listë barnash është hartuar bazuar mbi prioritetet për kategori të veçanta të sëmurësh, siç janë hemofilikët (sëmundje e gjakut) apo të sëmurët me kancer. Ajo do të funksionojë me bashkëpagesë", theksuan përfaqësuesit e ISKSH-së, duke shtuar se numri i ilaçeve që pritet të përmbajë skema është 130. Aktualisht, sipas ministrit Ndoka, ka një problem fondesh për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, megjithatë do të diskutohet si variant në qeveri. Të gjithë anëtarët e komisionit ishin pro kësaj liste, e cila përmban barna mjaft të shtrenjta dhe mjaft të rëndësishme për pacientët. Burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se kostoja e listës është më e ulët nga sa u diskutua fillimisht. Ajo kap vlerën e rreth 750 milionë lekëve dhe jo 2.4 miliardë. Shifra e dytë do të ishte reale nëse mbulimi i kësaj skeme do të ishte në masën 100%. Kjo listë bazohet në kërkesat e bëra ndër vite nga grupet e interesit (pacientë, mjekë, grosistë). Me anë të kësaj skeme të re, pacientit do t'i jepet një mundësi më shumë. Për shembull, aktualisht për sëmundjen X janë në listën e rimbursimit 4 lloje barnash që merren 100% falas nga pensionistët, invalidët dhe përfituesit e tjerë. Ajo që ndodh me listën e re alternative është shtimi i një ilaçi tjetër, i cili bashkëpaguhet në raportin 50% me 50%, ku gjysmën e jep ISKSH-ja dhe gjysmën e jep pacienti. Pra, nëse në listën e parë të rimbursimit është parë e udhës që të futen ilaçet bazë për të mbuluar sëmundjet kronike, me listën e dytë realizohet mbulimi i gjysmës së shpenzimeve për pacientin edhe për medikamente shumë të shtrenjta, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e skemës. Në këtë formë, sipas ISKSH-së, atyre u lehtësohet disi barra për blerjen e tyre në farmaci. Do të jetë Këshilli i Ministrave që do të vërë veton mbi këtë propozim. Por sipas të gjitha gjasave qeveria pritet ta miratojë listën e re me bashkëpagesë pa kontestime.