Skela rrëfen prapaskenat e 2 golave me Hertën e Berlinit
• Ervin Skela, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka folur për paraqitjen e shkëlqyer që bëri kundër Hertës, së cilës i shënoi dy gola
. Njërin prej golave fantazisti vlonjat e shënoi nga goditje standarde. “Një ditë më parë gjatë stërvitjes provova 20 herë nga goditjet standarde, por e dërgova topin vetëm njëherë në rrjetë”, tha Skela për “tagesspiegel.de”.
A e kishit parashikuar se do të ishte një ditë e mirë për ju?
A duhet t’ju them diçka? Jam ndjerë shumë keq.
Pse?
Sepse konkurrentët tanë fituan të gjithë një ditë më parë dhe për ne ishte sërish një ndeshje ku duhej fitorja me çdo kusht. Por Zoti na ndihmoi shumë. Me këtë fitore kemi përmirësuar pozitat tona në klasifikim, por në Bundesligë është çdo gjë e hapur. Ne sot (të dielën) e vendosëm ndeshjen vetëm nëpërmjet dy aksioneve.
A jeni menduar përpara se të shkonit te pika e bardhë e 11-metërshit?
Që para ndeshjes më ishte caktuar mua që të gjuaja penalltinë dhe pas golit të parë jam ndjerë akoma edhe më i sigurt. Tani unë jam 31 vjeç dhe duhet të marr më shumë përgjegjësi mbi vete.
Kundër Hertës ju shënuat një gol nga goditje standarde, ishte çështje fati, apo jeni mjeshtër i tyre?
Nuk di ç’të them. Unë përpiqem t’i perfeksionoj këto lloj gjuajtjesh në çdo seancë stërvitore. Në stërvitjen që zhvilluam një ditë para ndeshjes me Hertën ekzekutova 20 goditje standarde, por a e dini sesa nga ato përfunduan në rrjetë?
Na e thoni?
Vetëm një. Kjo mjafton për të treguar se në lojë është akoma më e vështirë t’i shndërrosh këto goditje në gol, aq më tepër kur të jepen jo 20 raste, por shumë më pak. Dua të them se goditjet standarde janë edhe çështje fati.