Padia e Bashës për afatet, Ina Rama i drejtohet Gjykatës së Lartë
Prokuroria e Përgjithshme kërkon shpalljen e moskompetencës nga Gjykata e Faktit. Për këtë kërkesë të organit të akuzës ka marrë dijeni edhe Gjykata e Lartë
Habjon Hasani
Tiranë - Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Gjykatës së Faktit të shpallë moskompetencën për shqyrtimin e padisë së bërë nga i pandehuri Lulzim Basha, i cili paditi pak kohë më parë prokurorinë se “kishte shkelur vendimin gjyqësor për pezullimin e hetimeve për dosjen “Rrëshen-Kalimash”. Këtë kërkesë drejtuar Gjykatës së Faktit, prokuroria ia kaloi “për dijeni” edhe Gjykatës së Lartë, e cila është e vetmja gjykatë që ka kompetencë në vendimmarrjen e çështjeve ku të hetuar apo të akuzuar janë deputetë të parlamentit dhe ministra të qeverisë. Prokuroria e Përgjithshme argumenton se kërkesa e ministrit Basha mund të gjykohet vetëm nga Gjykata e Lartë si i vetmi organ i drejtësisë që ka kompetencat ligjore për ta bërë një gjë të tillë, për shkak të statusit të të pandehurit Lulzim Basha si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet shkresës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, prokuroria i kërkon kësaj gjykate të shpallë moskompetencën ligjore, ndërsa i “kujton” Gjykatës së Shkallës së Parë se kjo kërkesë i është bërë e njohur dhe Gjykatës së Lartë, e cila është e vetmja gjykatë që sipas Kushtetutës mund të marrë në shqyrtim dosjen në tërësi, por edhe çdo padi të bërë nga deputeti dhe ministri i pandehur Lulzim Basha.
Basha
I akuzuari për abuzime me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e “Durrës-Kukës”, Basha kërkon shpalljen të pavlefshme të vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor – 6 dhjetor) dhe cilësimin të paligjshëm të çdo veprimi të kryer pas 6 nëntorit, ku dhe u vu nën akuzë. Pak ditë më parë, mbrojtësi ligjor i ish-ministrit të Transporteve i dorëzoi Gjykatës së Tiranës kërkesën penale ku kundërshton zgjatjen e afateve të hetimit ndaj klientit të tij, duke e cilësuar të paligjshme. Fakti që kjo kërkesë është bërë në Gjykatën e Tiranës, duket se është një tjetër manovër e mbrojtjes për të fituar kohë, për shkak se kjo gjykatë nuk ka tagrin ligjor të shqyrtojë një kërkesë të tillë. Seanca është caktuar të zhvillohet mesditën sotme dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari (e përzgjedhur me short elektronik). Pritet që vetë shefi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare të mos jetë i pranishëm në seancën e së nesërmes pasi ndodhet për një tur diplomatik njëjavor jashtë vendit. Ish-kreu i dikasterit të Transporteve do të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Zef Nikaj. Nëse gjykata i cilëson të paligjshme veprimet e prokurorisë, atëherë me shumë gjasa “fjalën e fundit” do ta ketë Gjykata Kushtetuese, e cila është e vetmja që do të japë verdiktin mbi këtë labirint procedural që është krijuar.
Mbrojtësi
Avokati i ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha i cilëson si të paligjshme dhe antikushtetuese veprimet e prokurorisë për klientin e tij. Sipas Zef Nikajt, Lulzim Bashës nuk i është komunikuar ende asnjë akuzë dhe pretendimi i prokurorisë se e ka bërë një gjë të tillë nuk qëndron për faktin se ekziston një vendim gjykate që e detyron organin e akuzës të mos kryejë veprime. Avokati Nikaj nuk ka pranuar të firmosë dhe fashikujt e akuzës, ditën kur pritej që në prokurori të paraqitej vetë Lulzim Basha, me argumentimin se veprimet ishin të paligjshme. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, u hetua për afro një vit për abuzimet e kryera me fondet e “Rrëshen-Kalimash” së bashku me ish-zyrtarët e këtij dikasteri, Armand Teliti, Lejla Saraçi dhe Andi Toma. Për Telitin dhe Saraçin prokuroria pushoi akuzën dhe në bankën e të akuzuarve pritet të ulen Basha dhe ish-vartësi i tij, Toma. Sipas prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të akuzuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 232 milionë eurosh.
Ecuria e bllokimit të dosjes “Rrëshen-Kalimash”
18 nëntor 2008
Gjyqtari i Gjykatës së Faktit në Tiranë, Sokol Tona, pranon kërkesën e të pandehurve Andi Toma dhe Armand Teliti për të shpallur si të jashtëligjshme kërkesën e prokurorisë për “shtyrjen e dytë të afateve hetimore deri më datën 6 dhjetor”. Gjyqtari vendosi të shpallë të pavlefshme të gjitha hetimet e kryera nga prokuroria pas datës 6 nëntor 2008.
24 nëntor 2008
Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht ministrin Lulzim Basha si të pandehur për shkeljet miliardere të konstatuara gjatë hetimit të procedurave të ndërtimit të rrugës “Rrëshen-Kalimash”. Prokuroria njoftoi Bashën të paraqitej në prokurori për t’i komunikuar akuzat, ministri u përgjigj një ditë më vonë se do të shkonte.
27 nëntor 2008
Avokati Zef Nikaj është paraqitur në prokurori në emër të klientit të tij, ndërsa ka bërë të ditur se shpallja e ministrit Basha si i pandehur bie në kundërshtim me vendimin e gjyqtarit Sokol Tona. Nisur nga ky pretendim, avokati u shpreh se do të padiste këtë akt të prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe do të kërkonte pavlefshmërinë
1 nëntor 2008
Prokuroria e Përgjithshme sqaron për herë të parë publikisht pozicionin e saj. Ajo u shpreh se vendimi i gjyqtarit Tona nuk ushtron efekte mbi ministrin Basha pasi ai është deputet dhe as Gjykata e Apelit dhe as ajo e Faktit nuk mund të ndërmarrin vendime ndaj tij. Së dyti, vendimi i Tonës pezullonte hetimet e kryera pas datës 6 nëntor, ndërsa akuzat që iu komunikuan Bashës ishin ngritur në bazë të fakteve që ishin mbledhur në mënyrë ligjore para datës 6 nëntor.
3 nëntor 2008
Prokuroria e Përgjithshme i relaton Gjykatës së Faktit qëndrimin e saj “se kjo gjykatë nuk ka kompetencë për të shqyrtuar padinë e deputetit dhe ministrit të pandehur Lulzim Basha. Prokuroria këtë kërkesë ia vuri për dijeni dhe Gjykatës së Lartë, ndërsa në kërkesë kjo gjykatë cilësohet si i vetmi institucion gjyqësor që mund të marrë vendime qoftë mbi çështjen qoftë mbi padinë e Bashës.
Ne lojë hyn Berisha, merr përsipër të gjitha përgjegjësitë
Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha vendimet dhe aktet ligjore zyrtare që u ndërmorën për ndërtimin e rrugës “Rrëshen-Kalimash”. Berisha, nëpërmjet zëdhënëses së tij Juela Meçani, deklaroi se të gjitha vendimet janë përgjegjësi e Këshillit të Ministrave, duke i pjesëtuar me 15 (14 ministra plus kryeministri) të gjitha përgjegjësitë. Në këtë mënyrë, kryeministri duket se ka pohuar për të parën herë publikisht se pas të gjitha propozimeve dhe vendimeve të firmosura nga Lulzim Basha (të cilat Prokuroria i gjeti të jashtëligjshme), në të vërtetë qëndronte Këshilli i Ministrave, pra vetë Berisha. “Kryeministri dhe qeveria informojnë qytetarët shqiptarë se çdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor “Durrës-Kukës-Morinë” është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë”, - shprehet kreu i qeverisë në deklaratën e tij.
4 Dhjetor 2008