Shqipëria dhe Italia, njohje të ndërsjellë për patentat e automjeteve
Qeveria shpalli dje vendimin për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë për konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe vjen pak ditë pasi u nënshkrua marrëveshja mes dy palëve. Përmes vendimit, sanksionohet se shtetasve shqiptarë që jetojnë në Itali u njihet patenta shqiptare duke mos u detyruar si më parë që të bëjnë kurs për leje-drejtimi automjeti nga e para në Itali. E njëjta gjë do të vlejë edhe për shtetasit italianë që punojnë në vendin tonë.
4 Dhjetor 2008