E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet polici i Antidrogës, la një letër ku shkruante se u vetëvra



Tiranë – Një efektiv i forcave policore kundër drogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka gjetur vdekjen sot pasdite vonë, pasi dyshohet se kreu vetëvrasje. Viktima është Lorenc Muça, rreth 30 vjeç, banor në rrugën “Ali Demi” të kryeqytetit. Policia paraprakisht dyshon se i ndjeri ka kryer vetëvrasje me armën e tij të detyrës, një pistoletë “TT”, e cila iu gjet viktimës pranë trupit dhe u sekuestrua për ekspertizë nga Kriminalistika. Burime policore në vendin e ngjarjes, te banesa e Muçës në rrugën “Ali Demi” thanë se viktima ka lënë një letër të shkruar, ku ka pohuar vendimin për t’i dhënë fund jetës. Në letër është shkruar se vendimin për të vrarë veten agjenti i Antidrogës e ndërmerrte pasi ishte i trishtuar nga lidhja e paplotësuar siç dëshironte, me një vajzë, edhe ajo banore në Tiranë.

4 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›