E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Dell kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan

PRISHTINE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta njohë në tërësi vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në mënyrë që votimet për kryetar komune të përsëriten edhe në Gjilan.Një ditë pasi KQZ’ja kishte vendosur t’i përsërisë votimet në Prizren e Lipjan dhe u përcaktua që fletëvotimet e Gjilanit të hetohen, e më pas të rinumërohen, Ambasadori Christopher Dell takoi Kryetaren e KQZ’së, Nesrin Lushta.Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Ambasadori Dell theksoi ka theksuar se, “Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e KQZ’së të datës 22 dhjetor për të implementuar, pjesërisht, vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) të datës 19 dhjetor, që udhëzoi përsëritjen e rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Prizren, Lipjan dhe Gjilan”.“Ne besojmë se, pas shqyrtimit të mëtejmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të njohë në tërësi obligimin e vet të respektojë vendimin e KZAP’së për të përsëritur zgjedhjet edhe në Gjilan”, thuhet në këtë deklaratë.Sipas deklaratës, qëllimi i ligjit në këtë çështje është i qartë dhe “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgjegjësi të qartë të urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve në të tri komunat, sipas vendimit të KZAP-së të datës 19 dhjetor”.KQZ’ja është mbledhur të mërkurën në mbrëmje dhe takimi i Lushtës me Ambasadorin Dell është përmendur vetëm si një “informatë” nga Kryesuesja e komisionit.Pas mbledhjes, ajo është shprehur se deklarata e Ambasadorit Dell, pavarësisht jehonës që krijoi, nuk e obligon KQZ’në. “Nesër do ta marrim planin konkret dhe propozimin nga kryeshefi i ekzekutivit dhe nesër do të vendosim”, ka thënë Nesrin Lushta, kryesuese e KQZ’së.(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›