Padia e Prefektit, pezullohet kryeinspektori i Bashkisë
TIRANE-Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e prefektit të kryeqytetit të Tiranës, Keltis Kruja, duke pezulluar nga puna kryeinspektorin e Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti. Pezullimi erdhi pasi Prefekti dorëzoi fillimisht në Prokurorinë e Tiranës një padi kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, duke e akuzuar për emërime të jashtëligjshme. Me vendim gjykate sot është pezulluar nga detyra kryeinspektori i policisë bashkiake, Zyhdi Dajti, i cili do të jetë i pezulluar deri në përfundim të gjykimit. (d.b/BalkanWeb)