Vret të fejuarën shtatzënë 3 muajshe, vret dhe veten
27/09/2011 Viktima 22 dhe 27 vjeç. Konflikti për shkak të shtatzënisë, autori i dënuar më parë për drogë
RROGOZHINË- Një krim i shëmtuar ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Rrogozhinë. Rreth orës 10:00 të mëngjesit shtetasi Kreshnik Selmani, 27 vjeç, ka vrarë me armë të fejuarën e tij shtatzënë 22-vjeçaren Marsida Hoxha, e më pas ka qëlluar edhe veten me të njëjtën pistoletë. Burime pranë vendngjarjes pohuan se e reja ishte 3 muajshe shtatzënë.
Vrasja e dyfishtë
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vajzës, ndërsa burimet paraprake të policisë sqarojnë se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i rastit mes çiftit. Mësohet se shërbimet e policisë në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Kavajës, po punojnë për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Konflikti
Çifti Kreshnik Selmani dhe Marsida Hoxha kishin 7 muaj të fejuar, ndërkohë që 22-vjeçarja ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë. Sipas familjarëve të vajzës, mes tyre ka pasur konflikte prej disa ditësh, pikërisht prej shtatzënisë së saj. Djali i ka kërkuar asaj vazhdimisht që të abortonte fëmijën, ndërsa shtojnë se kohët e fundit kishte dashur edhe të ndahej prej saj. Ata deklarojnë gjithashtu se njohja mes të dyve ka ndodhur në kohën që Selmani ndodhej në burg, i dënuar për drogë. Ndërkohë policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e krimit, në banesën e vajzës ka marrë dhe dëshmitë e para nga familjarët e saj. Gjithashtu ka mbledhur dhe provat për të dokumentuar të plotë ngjarjen e trishtë që ka ndodhur në qytetin e vogël të Rrogozhinës.