E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia, fuqia e dytë ekonomike në botë zyrtarisht në recension

Ekonomia e Japonisë është zyrtarisht në recesion. Të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë se ekonomia e dytë më e madhe e botës ka pësuar tkurrje në masën 1 për qind gjatë tre mujorit korrik-shtator.

Kjo shënon tre-mujorin e dytë radhazi që ekonomia japoneze përjeton rënie, pas tkurrjes prej 9 për qind që u regjistrua nga muaji prill deri në qershor. Kriza financiare globale ka shkaktuar probleme të mëdha në ekonomitë më të fuqishme të botës. Japonia është tani në recesionin e parë që pas vitit 2001. 

Recesioni përkufizohet si periudhë me rritje negative ekonomike gjatë 2 tremujorëve të njëpasnjëshëm.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian tha se 15 vende që përdorin euron si monedhën e tyre janë zyrtarisht në recesion. Shumë ekspertë mendojnë se ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit. Ajo ka pësuar një tkurrje prej  3 për qind nga muaji korrik deri në shtator. /VOA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›