Pafaj: Arsimi i lartë privat larg standardeve
Deklaratat e Tafajt u bënë në konferencës me temë "Procesi i Bolonjës, një realitet me shumë sfida për t’u zgjidhur", zhvilluar sot në ambientet e rektoratit të Universitetit të Tiranës. Tafaj u shpreh se arsimi i lartë privat, i cili përbëhet prej më shumë se 20 universitetesh, “nuk është plotësisht kompetitiv me arsimin publik”.
Duke theksuar se ka ardhur koha për të pasur cilësi në arsimin e lartë në vend, ministri theksoi se zbatimi i kartës Bolonjës kërkon një sistem më të fuqishëm informimi dhe këshillimi për studentët. Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me studentët, pedagogët dhe sektorin privat të arsimit të lartë, vijoi ministri, duke vlerësuar se edhe fusha e kërkimit shkencor mbetet ende problem.
“Bashkëpunimi internacional i universiteteve tona është intensifikuar, por duhet të jetë më substancial. Kërkimi shkencor mbetet ende problem dhe duhet të punojmë më shumë për zhvillimin e tij”, tha kreu i MASH. Duke folur vetëm dy ditë pas 10 vjetorit të krijimit të Procesit të Bolonjës, presidenca e të cilës do t’i kaloi në shtator Shqipërisë dhe Belgjikës, ministri cilësoi se rezultatet e saj konsistojnë sot në rritjen e ndjeshme të numrit të studentëve, zgjerimin e arsimit privat cilësor, funksionimin e strategjive afatgjata për rritjen e investimit total, publik dhe privat, kërkimin shkencor, teknologjisë e inovacionit sipas standardeve evropiane.
"Universiteti i Tiranës ka 1/5 e pedagogëve që kemi ne sot në arsimin e lartë, por ka 1/3 e pedagogëve që kanë gradën doktor, apo titullin profesor i asociuar dhe profesor", tha ministri Tafaj, duke theksuar se është e nevojshme që të rriten mundësitë për kualifikimin e pedagogëve të rinj, sikurse edhe për rikthimin në atdhe të të gjithë emigrantëve të suksesshëm me programin "Brain Gain".
Gjatë fjalës së tij, rektori Kule vlerësoi se nevojiten më shumë përpjekje për harmonizimin e arsimit të lartë në vend me ato që përcaktohen në Kartën e Bolonjës, si një proces mbarë evropian i zhvillimit të arsimit të lartë. "Kjo konferencë është një hap me rëndësi për të mundësuar zhvillimin e procesit të Bolonjës në universitetet tona", tha rektori Kule.
"Gjatë këtyre viteve ne kemi arritur me sukses të përfshijmë në sistemin tonë arsimor modelin evropian dhe tani duhet që ta përmirësojmë këtë sistem që kemi përfshirë", shtoi ai.