Paga minimale, jo për të gjithë njësoj

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar që për të punësuarit e Kosovës që janë deri në moshën 35 vjeç paga minimale të jetë 130 euro, ndërkaq për të tjerët nga 35 deri në 65 vjeç, të jetë 170 euro.
Paga minimale në Kosovë nuk do të jetë 170 euro për të gjithë, siç ka propozuar Këshilli Ekonomik Social, pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtar siç raportojnë mediat ka rekomanduar që këtu të ketë dallime.
Mirëpo, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëmarrësve janë shprehur kundër diferencimit të punëtorëve në bazë të moshës. Anëtarët e Këshillit Ekonomik Social, thonë se një ndarje e tillë është padrejtësi dhe diskriminim.
Ndryshe Këshilli Ekonomik Social qysh në muajin prill e ka miratuar propozimin që paga minimale të jetë 170 euro. Ky propozim edhe i është dërguar kryeministrit për miratim.