E Shtunë, 31 Tetor 2026

UP-ja s’ka staf të mjaftueshëm akademik

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 20:45

Pranimi i madh i studentëve në Universitetin e Prishtinës nuk është duke u bërë në përpjesëtim me numrin e profesorëve që janë të angazhuar në këtë universitet. Kjo ka bërë që cilësia të mos jetë në nivelin e kënaqshëm, madje situatën e bën më të rënd edhe fakti se shumë profesorë nuk shkojnë rregullisht në ligjërata e provime.

Kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Mentor Hasani ka thënë për Kosovapress se shumë studentë janë ankuar për shkak të vlerësimit joreal, që ka ardhur si pasojë e mungesës dhe numrit të vogël të profesorëve. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Skënder Ahmeti tregon se numri i vogël i stafit akademik ka bërë që disa prej profesorëve të kenë në ligjërata e provime nga 2 mijë studentë.

Dukagjin Popovci thotë se Universiteti i Prishtinës përveç rritjes së numrit të studentëve nuk ka arritur që të rrisë edhe stafin akademik dhe kjo sjell probleme për të pasur një cilësi studimi sikurse universitetet e forta evropiane e botërore.

Sipas deklaratave të mëhershme të drejtuesve të Universitetit të Prishtinës, për shkak të mungesës së buxhetit nuk mund të hapen konkurse të reja për pranimin e profesorëve të rinj. Mirëpo, përfaqësuesit e studentëve dhe ekspertët vlerësojnë se me një mbikëqyrje më të madhe mund të bëhet më shumë punë edhe me stafin aktual.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›