E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru mposht Venezuelën për pozitën e tretë

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 14:04

Sulmuesi i Perus, Paolo Guerrero shënoi het-trik duke i ndihmuar ekipit të tij të mposhtë Venezuelën 4-1, për të përfunduar në pozitën e tretë në Copa America.

William Chiroque e kaloi Perun në epërsi në pjesën e parë para se Venezuela të mbetet me 10 futbollistë pas përjashtimit të Tomas Rincon, 13 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Guerrero realizoi golin e tij të parë në minutën e 63-të, por Juan Fernando Arango ktheu Venezuelën në lojë 13 minuta para fundit.

Por, Guerrero kishte fjalën e fundit dhe kompletoi het-trikun në minutat e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›