E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bond 22 mbërrin në Tiranë

Kanë kaluar vetëm 3 javë që nga
mbrëmja kur "Quantum of solace"
u shfaq për herë të parë në "Odeon
Leicester Square", në prani të princave
Uilliam dhe Herri. Dy javë më parë Anglia
shijonte aksionin numër 22 të heroit Xhejms
Bond, ndërsa amerikanët kanë vetëm
pak ditë që kanë arritur ta shohin në ekranin
e madh. Më në fund, të gjithë po shuajnë
kureshtjen e tyre pas një kohe të gjatë
të mbushur me lajme e sensacione që shoqëruan
filmin që nga periudha fillestare e
tij e deri në postproduksion. Dhe është për
t‘u shënuar se edhe publiku shqiptar ka
mundësinë ta ndjekë filmin në kinema në
të njëjtën kohë me publikun e huaj duke
filluar nga data 21 nëntor.
Agjenti zemërthyer, në
kërkim të hakmarrjes
Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë
e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper,
gruaja që dashuronte. Ai vuan dhe
ndihet i pavlerë. Ky është imazhi i fundit
që publiku ruan për Bondin nga "Casino
Royale", filmi i vitit 2006. Pikërisht këtu,
vetëm disa minuta më pas, vazhdon
"Quantum of solace", filmi i 22-të i Bondit,
i cili është i pari që shënon një vazhdimësi
të tillë nga njëri film te tjetri në të gjithë
historinë e sagës më të njohur kinematografike
në botë. Por vijimi nuk është
aq dëshpërues sa fundi i filmit të kaluar.
Bond është në një mision personal dhe
hakmarrës për të marrë vesh me çdo kusht
se si ndodhi tradhtia. Por sigurisht që misioni
nuk do të mbetet kaq personal, përderisa
gjatë kërkimeve të tij Bond do të zbulojë
gjurmët e një organizate kriminale
që ka për qëllim të marrë kontrollin e një
prej burimeve natyrore më të rëndësishme
në botë dhe për ta arritur këtë është
gati të bëjë gjithçka. Dhe në gjithë këtë
histori, patjetër që do të ketë dy vajza të
ashtuquajtura Bond girl, njëra hakmarrëse
sa ai vetë, ndërsa tjetra e ëmbël dhe
joshëse.
Quantum, sensacione
dhe fakte
Lajmi për një film të ri të Bondit është
dhënë sapo kishte mbaruar postproduksioni
i "Casino Royale". Që nga ai moment
e deri në fillimin e xhirimeve qarkulluan
shumë emra regjisorësh, por në fakt filmi
do të merrte vulën e regjisorit të njohur
zviceran, Marc Foster, cili është rekomanduar
nga protagonisti Daniel Craig si
një njeri i përshtatshëm për të bërë filmin
e radhës. Vetë regjisori kërkoi që historia
të mos mbetej në kontekst sentimental si
te "Casino Royale", por të eksploronte më
mirë karakterin e 007-ës. Për këtë arsye,
Foster kërkoi që të zhvendosej
në një ngjarje tjetër
dhe ishte skenaristi Paul
Haggis i cili i dha historisë
një zhvillim të ri. Në stafin e
aktorëve, përveç Daniel
Craig, janë agjenti M, interpretuar
nga Judi Dench, e
cila shënon pjesëmarrjen e
saj të gjashtë në sagën
Bond, si dhe aktorët Olga
Kurylenko, Matheiu Amalric,
Gemma Arterton, Jeffrey
Wright dhe Giancarlo Giannini.
Xhirimet e filmit u bënë
kryesisht në Panama, Kili,
Itali, Austri, si dhe në studiot
"Pinnewood". Dhe ashtu siç ndodh në
filmat me skena të rrezikshme e aksion
gjatë periudhave të xhirimit, filmin e kanë
ndjekur disa incidente, të cilat nuk kanë
mbetur pa u bërë objekt i mediave. Të tilla
mund të përmenden plagosja e dy dublantëve,
rënia në liqen e makinës së famshme
të Bondit, Aston Martin, por edhe
protesta e një bashkiaku në Kili, i cili akuzonte
ekipin e xhirimit për dëmtim të
imazhit të vendit të tij, meqë lokaliteti ku
xhirohej në film presupozohet që i përket
Bolivisë. Ndërkohë, me lajme të bujshme
është shoqëruar edhe kënga e filmit. Fillimisht
kënga do të këndohej nga Amy
Winehouse, por për shkak të problemeve
të saj me alkoolin dhe drogën kontrata u
anulua. Kënga "Another way to die" është
kënduar nga Alicia Keys e
Jack White.
"Quantum of
solace", titull i
polemizuar
Ndërsa jehona e
lajmeve shoqëronte filmin,
një deklaratë zyrtare e producentëve,
që shpallte titullin
e aventurës më të re të
007-ës, filloi të ngjallte polemika.
Në fakt, titulli është
marrë nga një përmbledhje
e novelave të shkrimtarit
të njohur Ian
Fleming, që është krijuesi i Bondit. Sipas
novelës, quantum of solace është përkufizuar
si një gjendje që përcakton komfortin,
humanizmin, ndjenjat që duhet të
kenë dy njerëz, që dashuria të mbijetojë.
"Nëse quantum of solace është 0, atëherë
dashuria ka vdekur". Këtij përkufizimi
duket se i ka qëndruar edhe aktori 39-
vjeçar, i cili është s hprehur: "Mund të
kishim zgjedhur një titull më komercial,
por do të thoshte se ishim të pasigurt për
atë që donim të komunikonim. Flitet për
një ide precize, sipas së cilës, nëse nuk ke
një gjendje komforti në lidhjen tënde,
atëherë duhet të heqësh dorë. Nga filmi i
kaluar Bond ishte i lënduar dhe nuk kishte
më komfortin e jetës së tij. Ndërsa tani atij
i duhet të zbulojë të vërtetën. Titulli është
pjesë shumë e rëndësish me e skenarit të
filmit". Në fakt, përveç këtij
thelbi, filmi nuk ka marrë
ndonjë gjë tjetër nga novela
e shkurtër e Fleming. Ndërsa
producenti Michael G. Wilson
është shprehur se një titull
origjinal nga Fleming ishte
shumë i rëndësishëm dhe se
"ne mendojmë që është një
titull intrigues, i cili tregon se
çfarë ka ndodhur dhe çfarë po
ndodh në jetën e Bondit".
Olga dhe Gemma,
dy Bond girl në
krah të 007-ës
28-vjeçarja Olga Kurylenko është cilësuar
fillimisht si flaka e re e agjentit 007,
ndonëse në film nuk bëhet fjalë fare për
ndonjë lidhje mes këtyre të dyve. Megjithatë
ajo është vajza e etur për hakmarrje
dhe që ndihmon Xhejms Bondin të arrijë
qëllimin e tij. Në fakt, aktorja e re ka pasur
shumë fat për t‘u përzgjedhur si një Bond
girl. E cilësuar nga shtypi si një koncentrat
i bukurisë dhe ftohtësisë, ajo ës htë parë e
gatshme për të hyrë në Hollivud. Por, me
gjithë imazhin e saj të përsosur në "Quantum
of solace", përgatitja e saj për këtë film
nuk ka qenë aspak e lehtë. Në një nga konferencat
e shtypit, Olga Kurylenko, vajza
e re Bond, është shprehur: "Jam përgatitur
me armë dhe jam ushtruar për skenat
akrobatike si dhe për ndeshjet trup me
trup. Ditët e mia kanë qenë kaq të gjata e
të lodhshme fizikisht. Personazhi im është
luftarak dhe ka një mision personal,
duke u udhëhequr nga urrejtja".
Dhe në fakt personazhi i saj është krejt
ndryshe nga ai i vajzave Bond në seritë e
tjera të kësaj sage. Ajo nuk bën das huri
me Xhejms Bondin dhe autorët e filmit
shpjegojnë se është kjo arsyeja pse skenari
vjen i fortë.
Lindur e rritur në Bashkimin Sovjetik,
më saktë në Ukrainë, Olga vjen nga një
familje me të vërtetë e varfër. Babai e ka
braktisur që të vogël dhe i ka takuar nënës
së saj që të mbajë familjen me punën si
mësuese arti. Olga është mësuar mirë me
varfërinë, meqë është rritur nga gjyshja
e saj në një apartament me katër dhoma,
ku jetonin gjashtë të rritur dhe shumë
fëmijë. Në moshën 13-vjeçare vajza zbulo
het nga një skaut në Moskë, i cili e ndalon
në rrugë dhe i ofron punë si modele.
Dhe këtu fillon karriera e saj. Gjithmonë e
pasionuar pas artit. Në moshën 16-vjeçare
ajo vendos të transferohet në Paris, për të
kryer studimet. 18 vjeçe pushton kopertinat
e revistave "Glamour", "Elle", "Madame
Figaro", "Marie Claire" e "Vogue".
Viti 2005 është viti i debutimit të saj në kinema,
në rolin e sensuales Iris, në dramën
sentimentale "L‘annulaire". Më pas interpreton
në rolin e një vampireje te "Paris Je
T‘aime" dhe së fundmi është bërë mjaft e
njohur nëpërmjet rolit të saj në filmit "Hitman",
me një imazh prej engjëlli në rrezik.
Por, si gurisht që fama e saj u rrit kur
"Metro Goldwyn Mayer" deklaroi se Olga
po hynte në botën e vajzave Bond. Dhe
në fakt hyri në këtë botë, por duke mos
lënë vetëm gjurmët e bukurisë së saj.
Olga Kurylenko është vajza Bond që nuk
joshet dhe lufton deri në fund për të arritur
qëllimin. Në fakt, në film është një
tjetër Bond girl që arrin të puthë 007-ën.
Bëhet fjalë për Gemma Arterton, e cila në
film interpreton një agjente sekrete, që
ka një skenë dashurie me Bond. "Ndihem
si një adoleshente, kaq e re dhe e
pastërvitur, por putha James Bond!", ka
thënë aktorja në një konferencë për shtyp.
Lumë dollarësh për filmin
Ashtu siç dhe pritej, filmi ka pasur
shumë sukses te publiku.
Pas premierës së tij, më
31 tetor në Angli, vetëm
në fundjavën e parë filmi
ka arkëtuar mbi 8 milionë
dollarë, duke thyer rekordet
e box office-ve britanike.
Suksesi po vazhdon
edhe në Evropë e në
ShBA, ku filmi është
shfaqur premierë më 14
nëntor. Shifrat tregojnë të
ardhura deri në 70 milionë
dollarë, por arkëtimet
po rriten dita-ditës.
Edhe kritika nuk ka mbetur
pas me vlerësimet e
saj. 77% e 30 kritikave të listuara në sajtin
"Rotten Tomatoes" janë pozitive. Kritikët
vazhdojnë të përmendin mes të preferuarve
të tyre "Casino Royale", por pëlqejnë
performancën e Daniel Craig dhe e konsiderojnë
"Quantum of solace" si një vijim
të këndshëm të filmave Bond.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›