Si bëhet regjistrimi i subjekteve në Regjistrin kombëtar
Anëtarë të Urdhrit të Inxhinierit dhe Arkitektit, sipas këtij drafti, mund të bëhet çdo inxhinier dhe arkitekt që është shtetas shqiptar i diplomuar në vend ose jashtë shtetit dhe që janë të regjistruar në regjistrin kombëtar. Sipas këtij drafti, të drejtën për të qenë anëtar i Urdhrit e fiton ai që i nënshtrohet provimit të shtetit sipas rregullave dhe kategorive profesionale të përcaktuara me akte nënligjore dhe që regjistrohet në regjistrin kombëtar. Aplikimi dhe zbatimi i formës së provimit të shtetit, bëhet në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Programi i testit hartohet nga vetë fakultetet mbështetur në kërkesat e Këshillit Kombëtar dhe miratohet në senatet e tyre. Përjashtimi nga anëtarësimi përcaktohet me rregulloren përkatëse të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Sa i përket shtetasve të huaj, që duan të ushtrojnë profesionin e inxhinierit ose të arkitektit në Republikën e Shqipërisë, sipas këtij drafti, janë të detyruar të kryejnë regjistrim të përkohshëm në Urdhrin e Inxhinierit. Kjo do të thotë se ata nuk janë të detyruar që t’ju nënshtrohen detyrimeve të përcaktuar në pikën 2 të nenit 4, i cili përcakton se anëtarët e urdhrit duhet të bëjnë provimin e shtetit. Anëtarët duhet të respektojnë Kodin e Etikës Profesionale. Urdhri mban lidhje me ministritë, organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e publike dhe merr pjesë në hartimin e akteve ligjore e nënligjore që lidhen me aktivitetin dhe fushën në të cilën ushtrojnë veprimtarinë anëtarët e tij.
26 Qershor 2009