E Diel, 1 Nëntor 2026

BMW, së shpejti modeli i ri “Berlina”

21/04/2005  Më e madhe, më e sigurt, gjithnjë edhe më e bukur

Pas prezantimit të serisë së 3 të Berlinës, prezantuar në Gjenevë, këtë vjeshtë do të vijë një tjetër seri e katërt e modelit “Seria 3 Touring”, që pritet të prezantohet në sallonet e Frankfurtit, do të tërheqë pa dyshim vëmendjen e të pasionuarve pas makinave. Shitja e tyre është parashikuar më 17 shtator, pasi të jetë ekspozuar për mbarë botën. Një makinë dinamike e shtëpisë bavareze, e manovrueshme dhe me një kapacitet të madh luftarak, “Seria 3 Touring” shfaqet edhe më e rrumbullakët se modelet e mëparshme, por brenda linjës së kritereve aktuale të markës. Krahasuar me modelin e mëparshëm, gjatësia e saj është rritur me 42 mm në 4.52 m, dhe me një gjerësi me 78 mm në 1,817 m dhe lartësi 9 mm te 1,418 m. Akoma më e jashtëzakonshme është hapësira e bagazhit, rritur me 25 litri për volum në 460 litri. Ajo që është tërheqëse e këtij modeli është fakti se, gjatë udhëtimit të duket se je duke udhëtuar me një kabriole. Kubeja panoramike i kalon gjysmë metri krahasuar me atë tradicionale, duke lejuar futjen e 60 për qind më shumë ajër të pastër.

Siguria e saj është në maksimum, me 6 cilindrat e saj, është brezi i ri i kontrollit dinamik dhe i qëndrueshmërisë, si dhe bën të mos ndjehet nisja e makinës dhe rrëpira. BMW e re “Seria 3 Touring” diesel do të jetë e disponueshme vetëm në dy variante, me 6 dhe 4 cilindra dhe sigurisht me shpejtësinë që dëshironi.

Profili i BMW Seria 3 Touring

Çmimi 30 551 - 41.451 Euro

Cilindrat 2.171 - 2.979

Fuqia 150/110 - 218/160 CV/KW

Shpejtësia 220 - 245 km/h

Konsumi 5,9 - 8,3 l/100 km

Coupe M6, versioni sportiv i BMW

Rehati e jashtëzakonshme, një strukturë e lehtë një kube karbonike të realizuar për herë të parë dhe me një motor të pakalueshëm V10, që edhe më parë ishte shfaqur në modelin M5. Këto janë arritjet e modelit të ri BMW M6, coupé 2+2 me një sportivitet ekstrem, por që në asnjë mënyrë nuk heq dorë nga komforti dhe përshtatja. Me 5 litra cilindrata e motorit dhe me 8.000 xhiro në minutë, BMW M6 është surpriza e re e sezonit. Më e lehtë se versioni i mëparshëm, BMW M6 paraqet një alternativë të modernizuar, për të mjaftojnë vetëm 4,6 sekonda për të kaluar nga 0 te 100, dhe në 14 sekonda të arrijnë 200. Shpejtësia mund të arrijë qetësisht dhe pa asnjë sforcim 330 km/h, nëse nuk do të ishte e kufizuar te 250. Frenimi fantastik: 36 metra për të ndaluar M6 nga 100 km/h, dhe 140 metra me 200. Krahasuar me një version më parë, edhe dizenjimi i saj duket se ka ndryshuar, duke qenë më e ulët, më e modernizuar, më sportive. Kontrolli elektronik i amortizatorëve të lejon të zgjedhësh mes tre aseteve të veturës. Ky model disponon bllokimin variabël të diferencialit, ndërsa qëndrueshmëria është e garantuar. Ndërkohë që është e pakrahasueshme në ngjitjen e maloreve. Çmimi: 114.050 euro, dhe çelësat në dorë.

Tojota “Aygo”, vetëm për të rinjtë

“Aygo” është një nga tre modelet e reja të shpejtësisë realizuar pas marrëveshjes midis Tojotës dhe Peugeot-Citroen, në Evropën perëndimore. Një makinë e vogël, e rehatshme dhe e këndshme, me pesë dyer, prezantuar së fundmi nga japonezët, do të jetë pa dyshim sfida e re e shpejtësisë, që, kurrsesi nuk mund të mos jetë e nevojshme.

Modele me 3 dhe 5 porta dhe me një hapësirë të mjaftueshme

“Aygo” ka si karakteristikë vendosjen më të mirë të rrotave në katër cepat e makinës. Në pjesën e përparme ka linja të lakuara, me logon në qendër të saj dhe me një ‘hundë’ jashtë linjës së kofanos së përparme. Ndërkohë që pjesa e pasme e saj është dizenjuar për të qenë sa më praktike, por mbi të gjitha duke pasur më shumë hapësirë për bagazhet e vogla. Pozicioni i drejtuesit është i lartë, për ndenjësen të përkulur pak përpara, gjë që rrit më shumë shikueshmërinë. Pjesët e brendshme të makinës karakterizohen nga pjesë plastike të një cilësie të lartë dhe me një pamje të re dhe me të gjitha komandat e radios dhe të klimatizatorit të përqendruara në pjesën qendrore.

Ndërsa kilometrazhi është pozicionuar në një mënyrë që të jep mundësinë e rregullimit të tij, sipas gjatësisë së drejtuesit, për të pasur mundësinë e shikueshmërisë më të mirë të mundshme. Për sedilet e pasme ka hapësirë të mjaftueshme për këmbët, si dhe një hapësirë të konsiderueshme për bagazhet e vogla apo çantat për pasagjerët që rrijnë mbrapa. "’Aygo’ ka një rol strategjik në lojën që bëjnë të gjithë me makinat e tyre”, thotë Andrea Formica, përfaqësuesi i marketingut të zyrave të “Tojotës” në Evropë. Tashmë duket se të gjitha premisat janë që ky model të jetë marka e të rinjve, që pritet të bëhen klientët e rinj të “Tojotës”, dhe që synohet të vendoset një marrëdhënie e gjatë. “Tojota Aygo” do të pushtojë shumë shpejt Evropën dhe përfaqësuesit e saj mendojnë të shesin rreth 100 mijë makina në një vit, prej tyre 25 mijë vetëm në kontinent, duke e çuar në rreth 1.2 milionë makina të shitura në Evropë. Motori i “Tojotës” së vogël është me 3 cilindra 998 cc 4 valvule për cilindër, tërësisht i ndërtuar me alumin, me një peshë 67 kg dhe është prodhuar nga “Daihatsu”, një nga shoqëritë më të famshme në tregun japonez të mini-autos.

Një motor që prodhon 68 CV dhe 6 000 xhiro. Makina është e serisë 6 airbag, ABS me EBD e me një timon elektrik, përveç një sistemi frenues të jashtëzakonshëm. I lehtë në manovrim dhe me një saktësi të habitshme dhe, kurrsesi nuk mund të anashkalohet ekzistenca e saj.

X9 250 Evolution, një “Piaggio” e rinovuar

Kanë kaluar disa vite nga prezantimi i modelit të parë X9. Këto kanë qenë vite të mbushura me plot vështirësi, por edhe me suksese, që gjithmonë kanë sjellë versione të reja të propozuara nga “Piaggio” për motorinot për të gjitha moshat. Ndërsa tani, X9 250 vjen më i motorizuar dhe i rinovuar me 250 cc: ndoshta, edhe modeli më i arrirë për të udhëtuar. X9 250 Evolution (ky është emri i plotë) është një nga motorët më të mirë dhe me të gjithë parametrat e duhur, i fortë në ekuilibër, si në nivelin statik, ashtu edhe në atë dinamik, me pak fjalë, për t’i pasur zili. “Piaggo X9” paraqitet me një linjë jo shumë të modernizuar, por i këndshëm dhe familjar, dhe në tërësinë e tij elegant. Linjat janë të buta dhe volumi i rëndësishëm, por jo i ekzagjeruar, me disa detaje të veçanta, si frenat e përparme të futura te pasqyrat. Drejtuesi ka një pozicion shumë të rehatshëm, sedilja nuk është shumë e ulur, por në lartësinë e duhur, me një lirshmëri për vendosjen e këmbëve, të cilat mund të qëndrojnë në pjesën e poshtme të motorit, duke qëndruar pothuajse të shtrira, ndërkohë që është e mundur të vendosen edhe në pedalen qendrore, për një lëvizje më profesionale për të pasionuarit pas garave motociklistike me “Piaggo”. Komandat janë shumë të lehta për përdorimin e tyre. Në tërësi ka një ngjyrë komplekse që vërehet, sidomos gjatë natës kur merr një ngjyrë blu të errët. Xhami mbrojtës është i rregullueshëm manualisht dhe të garanton një mbrojtje shumë të mirë aerodinamike, ndërsa pasagjeri ka një pozicion shikimi shumë të mirë, pasi vendi i qëndrimit është pak më i lartë. Në tërësi, timoni dhe dorezat janë shumë të rehatshme dhe pedalet janë të palëvizshme dhe në lartësinë e duhur. Ndërkohë që edhe për ngarkesën nuk ka asgjë për t’u ankuar. Finitura është realizuar me shumë kujdes, sigurisht duke qëndruar brenda dizenjimit tradicional të markës dhe me disa pjesë që janë midis plastikës të realizuara shumë mirë. Sigurisht që ajo që vjen e përmirësuar në këtë model të ri të “Piaggio”-s, që ka qenë qëllimi kryesor edhe i teknikëve, është shpejtësia që është rritur shumë herë krahasuar me versionet e mëparshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›