E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Arapi dhe Imelda Tasho në Apel kundër vendimit

20/04/2005  Avokatët mbrojtës të Imelda Tashos dhe Altin Arapit kanë depozituar pranë sekretarisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, kërkesën për apelim. Nga ana tjetër, edhe prokurorët e çështjes kanë bërë kërkesë kundër apelimit. Pra, avokatët kërkojnë pafajësi për Imelda Tashon dhe prishjen e vendimit për Altin Arapin, ndërsa prokurorët kërkojnë lënien e vendimit në fuqi. Altin Arapi u dënua nga Shkalla e Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm, pasi u deklarua fajtor për vrasjen e Genci Sinës. Ndërkohë, Imelda Tasho u dënua me 2 vite burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Avokati i Altin Arapit nuk ka qenë dakord me vendimin e gjykatës, duke u shprehur edhe në konkluzionet e tij përfundimtare. Disa nga pretendimet e avokatit janë marrja e provave në mënyrë të jashtëligjshme, klasifikimi i veprës penale si dhe fshehja nga ana e organit të Prokurorisë të disa provave, që në fund u quajtën kyç për procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›