Gerta Heta: Matko më ndihmon me Lunën, veten e kam në plan të dytë
Prezantuesja e këngëtarja Gerta Heta, prej tre muajsh po shijon një jetë krejt të re, atë të të qenurit nënë. Luna, është pagëzuar dashuria e saj më e madhe, vajza, fryt i dashurisë së saj me futbollistin kroat Matko Djarmati. Ndërkaq prej 8 muajsh ajo është bashkuar ligjërisht në kurorë me futbollistin ndërsa që prej dhjetorit mbiemrin e ka ndryshuar në Gerta Djarmati. Po si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, çfarë ka ndryshuar në të përditshmen e saj që pas ardhjes së Lunës në jetë, puna dhe prioritetet...
Gerta tashmë je bërë nënë e një vajzë shumë bukuroshe, çfarë ndjesie të jep kjo ndjenjë?
Është ndjesia dhe emocioni më i fortë që kam provuar në jetë. Falenderoj Zotin çdo ditë që më bëri të provoj si është të jesh nënë, e me beri këtë dhurate kaq te bukur.
Si po i përballoni muajt e parë të lindjes së Lunës?
Tepër e lodhshme, por ngushëlloj veten me faktin që edhe kjo fazë do kalojë shumë shpejt. Megjithatë kam krijuar një rutinë timen tashme dhe nuk e ndjej lodhjen si në ditët e para.
Kush ia vuri emrin vajzës?
Unë kisha zgjedhur 5 emra që më pëlqenin dhe e vura Matkon para zgjedhjes. Mesa duket emri Luna e goditi më shumë.
Merresh me punë të tjera gjatë ditës, apo mendja të rri vetëm te Luna?
Asgjë tjetër, përveç Lunës. Falë Zotit me punët kam ndihmën e mamit dhe për gatimin, ndihmën e Matkos.
Si është raporti juaj me Matkon pas lindjes së vajzës?
Në fakt që të dy kemi përqendruar vëmendjen tonë tek vajza por në asnjë mënyrë nuk kemi harruar njëri-tjetrin madje tani ndihemi që duhet të jemi më të lidhur bashkë,për qëllimin më të madh "LUNA".
Si e quani me përkëdheli të voglën?
Me përkëdheli emri saj në kroatisht është Lunica e nganjëherë e thërrasim kështu.
Sa kohë harxhon bashkëshorti juaj me të?
Matko me ndihmon shumë me vajzën, e mund të them se kalon me të një kohë relativisht të gjatë, gati sa unë.
Kur do të nisni punë?
Them deri në 6 muaj të jem pranë vajzës,pra në fund të tetorit.
Nëse do të rendisnit njerëzit më të dashur për ju si do ishte top-lista?
Pyetje shumë e vështirë që mund të krijojë hatërmbetje. Unë po përmend vetëm kush është në krye të listës dhe ky person është i vetmi që nuk do krijonte hatërmbetje: ime bije.
Si i ndani punët e shtëpisë me bashkëshortin tuaj?
Matko gatimin, unë gjithçka tjetër dhe mbajtja e vajzës që bëhet nga të dy.
Kush ju ndihmon për t'u kujdesur për Lunën?
Imë më vjen gati çdo ditë e ma mban tre orë, kohë kjo për një "frymëmarrje" të vogël.
Si e organizoni ditën tani?
Dita ime ka vetëm një bosht, atë me emrin Luna dhe gjithçka rrotullohet rreth ushqyerjes, mirëmbajtjes, vënies në gjumë të saj e punët e tjera të lidhura me të qenurit prind.
Si ka ndryshuar jeta juaj, na e përshkruani pak?
Jeta ime ka ndryshuar drastikisht, nuk ka më dalje me shoqëri për jetë nate (edhe në raste të veçanta daljet limitohen në pak orë për shkak të ushqyerjes me gji çdo tre orë), nuk ka më kohë për t'u marrë me veten, për parukierë apo shopping për rroba. Në momentin që bëhesh me fëmijë, vetja del në plan të dytë.
Keni 8 muaj e martuar me njeriun që u dashurove e zgjodhe vetë, si është bilanci lidhjes?
Deri tani gjithçka shkon për mrekulli. Debatet e vetme që kemi mes nesh janë se më cilin Luna qan më pak, pra cili e mban më mirë.
Bëhet Matko xheloz për ju?
Jo vetëm që unë nuk i kam dhënë shkas të bëhet xheloz, por edhe nga natyra Matko nuk është i tillë. Ka xhelozi, por në doza të duhura.
Po ju për të?
Mendoj se edhe unë e kam xhelozinë në dozat e duhura, as të tepruar e as më mungon fare.
Duke qenë se i përkisni shenjës së Luanit në horoskop, keni natyrë drejtuese. E reflektoni këtë në shtëpi?
Çuditërisht jo shumë, të paktën me Matkon jo. Them që në këtë lidhje drejtimi është 50 me 50.
- Mendoni se kur të rritet vajza do të jeni e fiksuar pas saj,e s'do e lini të bëj xhap?
Ah, kjo po që është e sigurt.
Gerta përveç radios, mendoni të ktheheni në televizion sërish?
E kam menduar dhe shpresoj që së shpejti të më vijë ndonjë ofertë për ndonjë emisionin televiziv. Unë në pritje jam.
Me shoqet e ngushta takohesh tanimë, apo Luna të ka "burgosur"?
Tamam"burgosur". Me shoqet takohemi rrallë,madje edhe kjo kur më vijnë në shtëpi apo kur dalim të nxjerrim shëtitje të vegjlit tanë nga liqeni.
Si ka qenë fëmijëria juaj?-
Unë mbaj mend që kam qenë si çun, dhe gjithmonë në mos komandante, zv/komandante e lagjes. Nëse skuadra ime nuk fitonte qaja, angazhohesha në grupet e korit e të recitimit, sa në shtëpinë e pionierit e sa në pallatin e pionierëve. Kam qenë një fëmijë shumë aktiv.
A do të donit që vajza juaj të kishte të njëjtën fëmijëri?
Herë po e herë jo. Nuk më pëlqen që vajza të rritet pa lodra, por nga ana tjetër ato lojëra që ne improvizonim na zhvillonin imagjinatën, e fëmijët e sotëm që rriten me videogames e TV nuk e kanë këtë mundësi.
Ku i kaluat pushimet?
Ishim në Kroaci në një ishull atje, së bashku me prindërit e Matkos.
Po prindërit e Matkos si e pritën vizitën e Lunës?-
Shumë të lumtur që kaluan disa ditë me të, u lidhën me vajzën shumë e në ndarje u përlotën.
Karriera
Gerta Heta e nisi karrierën e saj në "Top Albania Radio", duke qenë prezantuesja e parë e Radios Kombëtare, që më pas mori përmasa të mëdha. Ajo prezantoi për shumë vjet emisionin "Një këngë për ty", duke tërhequr vëmendjen e shumicës së qytetarëve e duke u rikthyer në pak kohë një personazh publik. Më pas, ajo studioi në Amerikë për regji televizive dhe u kthye në Tiranë me një sërë projektesh. Ka pasur bashkëpunim për disa vjet me televizionin e parë të lajmeve "News24", ndërsa aktualisht është drejtoreshë programacioni në radion "Kiss FM". Gjatë gjithë kësaj kohe Gerta nuk ka lënë pas dore këngën, duke bërë edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë.
(GSH/balkanWeb)