Skrapar humbin jeten 6 persona ne nje aksident
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:45, në segmentin rrugor Çorovodë-Grepck, rreth 2.5 km pranë Çorovodës, në vendin e quajtur kanionet e Skraparit, ndodhi një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së 6 personave.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën shtetasit:
1-Fatjon Feka, 23 vjeç
2-Vladimir Dulellari, 23 vjeç
3-Eni Guri, 21 vjeç
4-Xhulio Allko, 19 vjeç
5-Edison Çuko, 26 vjeç
6-Drilon Guri, 24 vjeç.
Sipas ekspertëve autoteknikë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit tip Mitsubishi, me targa angleze, i cili ka qenë shtetasi Vladimir Dulellari, i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.
Segmenti rrugor Çorovodë-Grepck, ku ka ndodhur ky aksident i rëndë, është i pashtruar dhe i kalueshëm vetëm me mjete të larta.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të policisë rrugore dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, efektiva të FNSH dhe forcat RENEA, por personat e aksidentuar kishin pësuar vdekjen e menjëhershme.
Operacioni për tërheqjen e trupave të personave të aksidentuar nga vendi ku kishte rënë automjeti filloi në orën 05:30 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 10:30.
Gjatë operacionit të tërheqjes së trupave të shtetasve që humbën jetën në këtë aksident, forcat policore u ndihmuan edhe nga strukturat e Emergjencave Civile Berat, një grup sportistësh të Federatës Shqiptare Rafting Berat, si dhe një grup alpinistësh italianë.