“Pagat, rritja nuk shmang korrupsionin”
Një ditë pas miratimit të vendimit të qeverisë ka reaguar kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta, i cili e shikon me skepticizëm rritjen e pagave për uniformat blu.
Dashamir Biçaku
Kreu i Sindikatës së Policisë e ka cilësuar rritjen e pagave për efektivat blu, si minimale dhe që në fakt sjell diskriminime dhe diferencime të panevojshme në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas tij, rritja për efektivët e policisë së rolit bazë është minimale, çka bën që ata në shumë raste të mos arrijnë të sigurojnë dhe të përballojnë nevojat e tyre më imediate, për gjatë një muaji kalendarik. Fishta, gjatë një interviste për "Panorama", pohoi se rritja për gradë në nivelet bazë është e pakonsiderueshme, ndërsa pohon se në sektorë të tillë të ekspozuar ndaj korrupsionit, pagesat nuk janë të tilla që të stimulojnë ritme të larta pune dhe shmangie nga korrupsioni.
Z. Fishta, dje është miratuar vendimi i qeverisë mbi pagat e Policisë së Shtetit, si e cilësoni këtë vendim sipas tabelave të pagave për funksione dhe gradë?
Së pari, dua të them se në vendimin i qeverisë, pagesat e punonjësve të policisë kanë njohur rritje, por ka pasur shumë probleme. Këto janë pasqyruar edhe në tabelat e pagave për çdo punonjës policie sipas gradës. Por vë re se piramida e pagave, nga polici më i thjeshtë deri tek kupola, është në raporte jo të drejta. Po kështu pagat nga një nivel gradash tek një nivel tjetër, janë me diferenca të mëdha. Kjo krijon diskriminime mes punonjësve të policisë dhe nga grada në gradë, veçanërisht kjo vihet re në nivelin bazë dhe në nivelin drejtues, sidomos nga grada komisar dhe kryekomisar.
Me konkretisht, si i argumentoni ju këto kritika?
Marrim nivelin bazë, ku paga bazë është 32 mijë lekë të reja. Kjo është një pagë e një punonjësi që sapo del nga shkolla dhe emërohet ndihmësinspektor. Nëse do të llogarisësh shumat që atij i duhen për nevojat minimale të jetës, nuk i mbeten më tepër se 10 mijë lekë të reja për të konsumuar për ushqim. A mundet të përballojë një punonjës i ri i policisë jetën në një muaj me këto të ardhura? Më tej diskriminimi vazhdon edhe me atë që thashë më lart, nga grada komisar deri në kryekomisar. Ekziston një diferencë e konsiderueshme mes këtyre dy gradave, me një shumë përafërsisht prej 26 mijë lekësh të reja. Këto janë grada të të njëjtit nivel dhe është e pakuptueshme se përse duhet të jetë një nivel i tillë diferencimi. Kjo do të thotë të diskriminosh punonjësin me gradë më të vogël dhe të përkrahësh një grup njerëzish, që kanë fituar pozicione të caktuara. Ne si Sindikatë e Policisë, kemi kërkuar informacion për draftin e vendimit të pagave të policisë, por edhe për draftet e tjera për këtë qëllim që ne të paraqesin mendimet dhe sugjerimet tona. Mirëpo këto drafte nuk na janë vënë në dispozicion asnjëherë.
A ka ulje të pagave, sipas gradave të reja dhe funksioneve pas miratimit të këtij vendimi?
Nuk ka rënie në pagë pas miratimit të këtij vendimi, kjo duhet thënë. Por për fat të keq ndryshimet që vihen re, janë minimale siç ju thashë. Për vendet e punës dhe funksionet që janë të ekspozuara kundrejt korrupsionit, si policia kufitare dhe migracionit, pagesat e nivelit të vështirësisë janë minimale dhe nuk stimulojnë shmangien e korrupsionit. Për hir të së vërtetës këto funksione janë të parët me të cilët prezantohet vendi me të huajt, me emigrantët tanë jashtë vendit. Mjafton t'iu kujtoj që disa operacione të policisë kanë qenë të fokusuar në drejtim të goditjes së elementëve brenda policisë të inkriminuar në drejtim të trafikimit të klandestinëve.
Në nivelin ku arrijnë pagat me këtë vendim qeverie, si janë ato në raport me vendet e tjera të rajonit?
Po të shikojmë me kujdes lidhur edhe me vendet e tjera të rajonit, nuk është e vështirë të arrish në përfundimin se pagat e punonjësve të policisë shqiptare janë më të ulëtat në rajon. Po flasim për nivelin e pagës bazë, pra 32 mijë lekë të reja, paga që marrin efektivat e thjeshtë të policisë. Kjo shumë është më e ulët se paga mujore bazë për efektiv policie krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi, pa përmendur vende të tjera të rajonit, të cilat edhe ato, kanë një pagë më të lartë bazë për punonjësit e policisë në një nivel shumë larg këtij që kemi ne.
Siç duket një rritje të veçantë dhe të konsiderueshme kanë përfituar zv/drejtorët e përgjithshëm dhe vetë kreu i policisë që mban gradën e re, drejtor i përgjithshëm, si e konsideroni këtë?
Duke iu referuar përsëri të dhënave lidhur me vendet e tjera fqinje apo edhe më larg, del në pah se paga e drejtuesve më të lartë të policisë është 2, 2.5 ose 3 herë më e lartë se ajo pagë që merr efektivi më i thjeshtë i policisë, ai që mban gradën minimale. Në asnjë rast drejtuesit e policisë nuk marrin një pagë më të lartë që shkon mbi 3 herë më shumë sesa ajo e një efektivi të policisë. Mirëpo me vendimin e fundit është arritur deri atje sa rroga e drejtuesve të lartë të policisë, është çuar në një masë 4 herë më të lartë sesa paga e efektivit më të thjeshtë të policisë, që mban edhe gradën më të ulët.
Çfarë pasojash mendoni se do të sjellin këto probleme të pagave, të cilat ju i përmendët radhazi?
Së pari, mendoj se ato do të sjellin probleme në drejtim të dëshirës për të realizuar karrierë prej efektivëve të policisë. Do të sjellë po ashtu edhe mungesën e dëshirës për të punuar në vende më pak të paguara, e më pas edhe rrezikun e përfshirjes së punonjësve të policisë në korrupsion dhe në veprimtari të tilla siç ua përmenda më lart.
“Rritja e pagave motivim, policia me rrogat më të larta në administratë”
TIRANE - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka vlerësuar dje me tone pozitive vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Kreu i dikasterit Nishani, tha se me këtë rritje pagash arrihet tek një motivim dhe përgjegjshmëri më e lartë në kryerjen e detyrës nga punonjësit e policisë. Ministri shtoi gjithashtu se, tashmë efektivat e policisë kanë një pagë më të lartë, me rritje mesatare 9.8 për qind për secilin punonjës, çka do të ketë impakt domethënës edhe në rënien e fenomenit të korrupsionit apo mitmarrjes në radhët e policisë. "Vendimin e qeverisë do ta shikoja në këndvështrimin e rritjes së motivimit për të realizuar detyrën nga secili punonjës i policisë", ka thënë Nishani. Ai theksoi se, me nivelin aktual, pagat e policisë janë më të lartat në gjithë administratën shtetërore shqiptare. Rregullimi i pagave për punonjësit e policisë nisur nga funksioni dhe grada, në fakt është hallka e fundit e një procesi, që filloi me hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Nishani u shpreh se, me këto komponentë, strukturën e re sipas ligjit dhe pagat sipas gradave, është arritur të përmbushet një proces i rëndësishëm, siç është zbatimi i plotë i ligjit të ri për Policinë e Shtetit. Tri ditë më parë, qeveria miratoi vendimin sipas të cilit, secili nga efektivat e policisë, do të përfitojë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 9.8 për qind. Vendimi thekson se, përfitues të rritjes së pagës do të jenë 9448 efektiva policie, ndërsa sipas skemës së re, edhe ata që nuk përfitojnë rritje rroge, gjithsesi nuk do të pësojnë ulje, pasi ky ka qenë qëllimi i skemës së re, që në asnjë rast të mos ketë rënie të pagës së efektivave blu nën nivelin ku ato janë aktualisht. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar gjithashtu shtesë të veçantë me 10 mijë lekë në muaj për punonjësit e sektorëve të policisë, që kanë të bëjnë me informatizimin. Ata do të përfitojnë 10 mijë lekë të reja shtesë në muaj, veçse si kush bazë për hyrjen në punë në polici, kanë përfundimin e arsimit të lartë në degën Informatikë ose Inxhinieri Elektronike. Sipas vendimit të qeverisë, i cili u miratua tri ditë më parë, efektet financiare të rritjes së pagave të Policisë së Shtetit fillojnë më 1 korrik 2008 dhe në vijim. Është parashikuar që për gradat e nivelit drejtues, nga nënkomisar deri në drejtues i parë, të mos ketë rritje page në kuadër të këtij vendimi, për shkak se punonjësit e këtij niveli kanë pasur paga të larta mujore edhe më parë dhe për këtë shkak, rritja nuk është parë e nevojshme. tr.so