E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagesa dhe deklarime të biznesit të madh nëpërmjet internetit

08/02/2010  Do të deklarojnë xhiron vjetore në mënyrë elektronike
FIER- Urdhri më i fundit i degës rajonale të Tatim-Taksave në Fier është që të gjithë bizneset e mëdhenj të deklarojnë xhiron vjetore në mënyrë që të jenë transparent kundrejt detyrimeve ndaj shtetit. Sipas drejtorit të degës së Tatim-Taksave në Fier, Agim Isufi, të gjithë bizneset e mëdhenj në Fier duhet të deklarojnë menjëherë në mënyrë elektronike të ardhurat e tyre. “Kjo procedurë, ka thënë ai, ka filluar qysh në ditët e para të muajit shkurt të 2010-s dhe kjo bëhet për të shkurtuar edhe kohën e specialistëve të zyrës së Tatim-Taksave në Fier dhe do të jetë një sistem shumë i mirë, pasi të gjithë subjektet do t’i plotësojnë deklaratat e tyre on-line nëpërmjet internetit. Ky është një sistem ku subjektet do të bëjnë pagesën elektronike nëpërmjet sistemit elektronik, ose do të bëjnë pagesat nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Këto banka duhet të kenë nga subjekti një pasuord dhe një adresë e-mail”. Deklarimi nëpërmjet internetit nga ana e subjekteve të biznesit të madh do të bëhet për 5 llojet e tatimeve si tatimi me TVSH, tatimi fitimi, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimi Sigurimeve Shëndetësore dhe Shoqërore. Sistemi i ri i vetëdeklarimit nga ana e biznesit të madh on-line është tepër i sigurt, pasi të gjitha komunikimet që janë në sistemin elektronik janë në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›