Estonia: “Bëni votime elektronike”. Berisha: “Jam OK”
Autori i Lajmit: Redaksia
Estonia ofron asistencë për votime elektronike në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e ka aofruar Kryeministri estonez dje në Tiranë. “Estonia ofron gadishmëri në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Tek ne teknologjia është shumë e zhvilluar. Edhe zgjedhjet i kryejmë në mënyrë elektronike. Vitin e shkuar, edhe për zgjedhjet e Bashkimit Europian dhe për zgjedhjet lokale u votua nëpërmjet internetit. Askush tek ne nuk kërkon rinumërim. Të gjithë i besojnë votimit elektronik. Kur neve besojmë që paratë tona ti komandojmë nëpërmjet internetit përse të mos kemi besim te vota?”- Kjo është eksperienca e sukseshme e Estonisë që Anston Ansip, i sugjeron Shqipërisë të aplikojë. “Cdo gjë elektronike jemi të gatshmë ta ndajmë me Shqipërinë”- ka deklaruar kryemnistri estonez, Ansip. Ai mbërriti dje rreth mesditës, në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha.
Rreth orës 13:00 ai është pritur në një ceremoni zyrtare në selinë e Qeverisë, nga kryeministri Berisha. Pas takimit me dyer të mbyllura, mes dy homologëve është nënshkruar marrëveshja "Për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal". Më pas takimi ka vazhduar me një konferencë të përbashkët për shtyp ku kreu i qeverisë estoneze i sugjeroi Shqipërisë të ndjekë praktikën e Estonisë duke realizuar zgjedhje elektronike.
“Ti bëjmë zgjedhjet si në Estoni”
I pyetur në lidhje me këtë cështje, kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm të shqyrtojë praktikën e Estonisë duke theksuar se ai vetë nuk ka asnjë dyshim në një sistem të tillë.
“Anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore të bëjnë vizitë në Estoni dhe të shohin të gjithë praktikën që kanë përdour dhe përdorin për zgjedhjet elektronike. Personalisht kam besim të plotë dhe asnjë dyshim. Thashetheme dhe frika, për zgjedhjet me sistem elektronik janë tërësisht të gabuara. Këto janë sistemet më transparente.
Kreu i qeverisë foli edhe hetimin e zgjedhjeve dhe kërkesat e opozitës. “Vendimi i parlamentit për komisionin parlamentar për transparencë të plotë përvec cështjeve që kanë të bëjnë me gjykatat është i patjetërsueshëm. Protestat janë e drejtë e opozitës” u shpreh Berisha.
Mbështetje për vizat
Kryeministri Berisha tha se në takimin me homologun estonez ka spikatur vullneti për të intensifikuar marrëdhëniet në gjitha fushat. “Marrëdhëniet politike janë të shkëlqyera dhe krijojnë hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kultuore dhe ushtarake”- tha Berisha.
Ai vuri në dukje se Estonia është një vend shembull për zhvillimin e shpjetë të saj në integrimin europian dhe se ia ka dalë të krijojë një klimë biznesi ndër më të favorshmet në Europë dhe se “ Shqipëria është e interesuar të ketë mbështetjen e saj në projektin Shqipëria dixhitale”. Në këtë kuadër mes palëve u ra dakord që të firmosen të gjitha procedurat ligjore për thellimin e marrëdhënieve.
Mes dy homologëve është diskutuar dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Qeveria e tij është tërësisht e gatshme- tha Berisha- të na japë ndihmën e mundshme në procesin e integrimit europian dhe në atë të liberalizimit të vizave”. Berisha siguroi më tej homologun estonez se do të punonte për të thelluar bashkëpunimin me qeverinë e Estonisë. Në 12 prill 2005, Ansip filloi mandatin e parë si kryeministër i Estonisë, ndërsa që nga 5 prilli 2007 ai po qeveris vendin në mandatin e tij të dytë, në koalicion me konservatorët liberalë dhe socialdemokratët.
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010