Pagesat sipas viteve që kërkohet leja e
Laureta Rryçi
Tiranë - Aplikimi për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit ka dhe koston e vet. Emigrantët duhet të paguajnë pagesa të ndryshme në varësi të lejes së qëndrimit për të cilën janë të interesuar. Sipas manualit ato janë të mirëpërcaktuara në legjislacionin grek mbi emigracionin dhe zbatohen nga institucionet përkatëse të këtij shteti. Ndërkohë ekziston një dokumentacion i përbashkët për lejet e qëndrimit që iu shërben kategorive të ndryshme që duan të bëjnë këtë aplikim. Rëndësi të madhe pala greke i jep dhe certifikatës shëndetësore. Emigrantët që vuajnë nga sëmundje ngjitëse nuk mund të përfitojnë nga këto leje qëndrimi.
Pagesat
Aplikimi për lëshimin ose ripërtëritjen e lejes së qëndrimit shoqërohet me një depozitë/pagesë, e cila mund të ndryshojë vetëm nëse shtetet bien dakord që të vendosin pagesa të reja për emigrantët. Sipas manualit ata emigrantë që aplikojnë për leje me kohëzgjatje, deri në një vit duhet të paguajnë si tarifë 150 euro. Ata që duan që leja e qëndrimit të jetë e vlefshme për dy vjet, kanë si tarifë fikse për të paguar në momentin e aplikimit 300 euro. Së fundmi nëse leja e qëndrimit duhet për tri vite atëherë tarifa shkon në 450 euro. Këto leje qëndrimi nuk përfshihen në qëndrime afatgjata të emigrantit aplikues. Pasi legjislacioni grek ka përcaktuar se për të përfituar statusin e rezidentit afatgjatë duhet të duhet të paguajnë tarifa më të larta që kalojnë në formë depozitash. Depozita (tarifa) e paguar, me paraqitjen e kërkesës për fitimin e statusit të rezidentit afatgjatë shkon deri në nëntëqind 900 euro. Ata që tashmë kanë një leje qëndrimi pa kufizim kohor dhe dëshirojnë të fitojnë statusin e rezidentit afatgjatë nuk paguajnë depozitën e mësipërme. Lëshimi i lejes pa kufizim kohor po kështu është subjekt i të njëjtës depozitë. Gjobat dhe tarifat e parashikuara nga ky ligj mblidhen në emër të shtetit dhe rregullohen me vendim të ministrave të BAPD, EF dhe RP. Është përcaktuar rregull që dokumentet publike e kërkuara nga dispozitat e këtij ligji duhet të jenë të certifikuara me Apostilin e Konventës së Hagës, kur kjo kërkohet. Në rastet, kur nuk kërkohet, këto dokumente duhet të kenë në nënshkrim të certifikuar të një organi të huaj nga konsullata greke. Janë një sërë dokumentesh të përbashkëta për emigrantë që përfshihen në kategori të ndryshme.
Shëndeti
Emigrantët duhet të dorëzojnë certifikatë shëndetësore për shtetas të huaj nga shtete jo anëtarë të BE-së lidhur me lejen e tyre të qëndrimit. Shërbimi kompetent për lëshimin e tyre është Divizioni i Shëndetit dhe Higjienës Publike i Autoritetit të prefekturës përkatës. Dokumentacioni i kërkuar është si më poshtë: formulari i aplikimit (dokumenti i aplikimit shpërndahet nga Shërbimi për shtetasit në Greqi “Citizen Service Center”), dy (2) fotografi. Vërtetim mjekësor i dhënë nga një patolog, specialist mushkërish ose mjek i përgjithshëm nëse ato kërkohen nga mjeku që jep vërtetimin, analiza e gjakut për VDRL, WASSERMAN dhe për gra që punojnë në bare, HIV si dhe Hepatitit B dhe C.
d. rreze x të kraharorit/Thorax x-ray.
DEPOZITAT- PAGESAT
Aplikimi për lëshimin ose ripërtëritjen e lejes së qëndrimit shoqërohet me një depozitë/pagesë, e cila në qoftë se për arsye reciprociteti nuk përcaktohet ndryshe, janë si më poshtë:
a) për leje me kohëzgjatje, deri në një vit 150 euro;
b) për leje me kohëzgjatje, deri në dy vjet 300 euro;
c) për leje me kohëzgjatje, deri në tre vjet 450 euro.
Depozitat, sipas nenit 92, l.3386/2005 mblidhen, vetëm pas lëshimit të një mandate (dëftese) të tipit “B” që ka shërbimi kompetent për marrjen e kërkesës.
Depozita (tarifa) e paguar, me paraqitjen e kërkesës për fitimin e statusit të rezidentit afatgjatë shkon deri në nëntëqind(900) euro. Ata që tashmë kanë një leje qëndrimi pa kufizim kohor dhe dëshirojnë të fitojnë statusin e rezidentit afatgjatë nuk paguajnë depozitën e mësipërme. Lëshimi i lejes pa kufizim kohor po kështu është subjekt i të njëjtës depozitë (tarifë).
Gjobat dhe tarifat e parashikuara nga ky ligj mblidhen në emër të shtetit dhe rregullohen me vendim të ministrave të BAPD, EF dhe RP.
Dokumentet publike e kërkuara nga dispozitat e këtij ligji duhet të jenë të certifikuara me Apostilin e Konventës së Hagës, kur kjo kërkohet. Në rastet, kur nuk kërkohet, këto dokumente duhet të kenë në nënshkrim të certifikuar të një organi të huaj nga konsullata greke e R. Greke.
DOKUMENTACION I PËRBASHKËT PËR TË GJITHA TIPET E LEJEVE TË QËNDRIMIT
Dhënia e lejes fillestare të qëndrimit
Tre (3) fotografi me ngjyra
Fotokopje të pasaportës së vlefshme ose dokumenti tjetër udhëtimi (të gjitha faqet) me vizë hyrëse për kombin, kur është e nevojshme.
Një pagese, në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të nenit 92 të l.3386/2005, kur është e nevojshme.
Certifikatë shëndetësore nga një spital grek shtetëror/Greek State hospital facility, ku vërtetohet se shtetasi i huaj nuk vuan nga një sëmundje e cila, në përputhje me të dhënat ndërkombëtare dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, mund të paraqesë një rrezik për shëndetin publik, me përjashtim të rasteve që bien në dispozitat e neneve 50,61,62,63 dhe 94 të l.3386/2005.
Rinovimi i lejes së qëndrimit
Tre (3) fotografi me ngjyra.
Fotokopje të pasaportës së vlefshme ose dokumenti tjetër udhëtimi (të gjitha faqet) me vizë hyrëse për kombin, kur është e nevojshme.
Kopje e vërtetuar/Validated copy të lejes së mëparshme të qëndrimit.
Një pagese, në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të nenit 92 të l.3386/2005, kur është e nevojshme.
Kërkesa për leje qëndrimi: formulari që duhet të plotësohet shpërndahet falas në bashkitë dhe komunitetet ku është paraqitur).
20 Shtator 2008