Pagesat sociale, Gumi: “Aplikoni për karta identiteti brenda qershorit”
Personat me aftësi të kufizuara si dhe ata që përfitojnë ndihmë ekonomike nga skema në rast se nuk paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit nuk do të përfitojnë për muajin qershor pagesën që ju takon. Kjo deklaratë është ripërsëritur dje nga ministri i Punës, Viktor Gumi. “Për marrjen e asistencës së muajit qershor do të duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identitetit. Në rast të kundërt nuk do të marrin atë pagesë që ju takon nga shteti derisa të sjellin kuponin e aplikimit apo fotokopjen e kartës së identitetit”, - sqaron Gumi. Në urdhrin e nxjerrë së fundmi nga dikasteri i Punës, përfshihen dhe kategoritë e personave që përfitojnë pagesë papunësie, por që nuk posedojnë pasaportë. Ndërsa përsa i përket çështjes së të verbrve, ministri i Punës, shprehet se në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Ministrave, pritet mirartimi i rritjes së pagës që ata përfitojnë.
5 Qershor 2009