E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paguaj 400 euro të të mbajmë prindërit!



Emanuela Sako
Braktisja e prindërve nga fëmijët nuk është më fenomen i ri, por i zakonshëm në vendin tonë. Duhet të paguash vetëm 400 euro në muaj dhe për prindërit do të kujdesen institucionet private dhe joprivate, larg familjes. Në qendrat rezideniale shtetërore janë rreth 103 të moshuar që rezultojnë më familje, por që familjarët për arsye të ndryshme nuk kanë pranuar që prindërit të jetojnë në shtëpi, duke mos përmendur edhe qendrat e tjera private në Tiranë dhe rrethet e vendit. Statistikat e Shwrbimit Social Shtetwror, tregojnë për rritje të numrit të të moshuarve në qendrat rezideniale. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Vilma Premti, sqaroi për gazetën “Albania” se vetëm për periudhen janar – korrik 2008 janë shtuar 27 moshuar. Ndërkohë, ajo shpjegoi se shkaqet janë nga më të ndryshmet, por duhet theksuar edhe emigracioni, si një ndër faktorët kryesorë. Kjo ndodh, pasi fëmijwt nuk mund t marrin prindërit në vendet e huaja ku ata punojnë dhe jetojnw dhe të moshuarit detyrohen të drejtohen në këto qendra për më tepër përkujdesje dhe shoqëri.
Arsyet e brakstisjes
Arsyet e braktisjes së prindërve nga fëmijët janë nga më të ndryshmet, por SHSSH-ja thekson si një ndër arsyet edhe rastet e emigracionit. Arsye tjetër renditet edhe pamundësia e fwmijwve për të mbajtur prindërit e moshuar dhe shpenzimet e shumta që ka mosha e tretë, për shkak të kushteve shëndetësore. Por, nuk përjashtohet mundësia e dëshirës që kanë fëmijët për të mos i pranuar në shtëpi. Për një pjesë të madhe të familjeve shkak është bërë edhe konflikti vjehrrë-nuse. Ka raste kur këtë rrugë e zgjedhin vetë të moshuarit, duke mos i pranuar kushtet pranë familjes së tyre. Për një pjesw tw rëndësishme është edhe gjetja e shoqërisë, sidomos në qendrat rezidenciale ditore.
Qendrat shtetrore
Përsa i përket shërbimeve publike që ofrohen nga shteti në 5 Shtëpitë e të Moshuarve vihen re shifra tw ndryshme. Në qëndrat ditore të Kamzës dhe Sarandës trajtohen përkatësisht 35 dhe 40 të moshuar. Pra, në total numri i të moshuarve që trajtohen në institucionet publike të përkujdesit është 310, prej të cilëve 136 derdhin pension, 94 janë pa pension, 103 prej tyre janë të moshuar që rezultojnë me familje, si dhe 137 janë të vetëm, domethwnw pa familje. Drejtoresha Premti, bën të ditur se për periudhwn janar – korrik 2008 janë shtuar si klientë të rinj 27 moshuar, janë transferuar gjashtw, kanë vdekur 11-tw, si dhe janë kthyer në familjet biologjike dy tw moshuar. Ajo evidenton gjithashtu se kërkesat për sistemim në Shtëpitë e të Moshuarve gjatë kësaj periudhe të vitit 2008 janë në rritje në krahasim me vitin 2007. Për këtë arsye, janë vendosur edhe kriteret e pranimit në qendrat rezidenciale, sipas të cilave në qender të vëmendjes janë të moshuarit më të vetmuar të shoqërisë, që janë pa strehim, pa përkujdesje, me probleme shëndetësore etj.

Qendrat private
Drejtoresha Premti shpjegoi se duke iu referuar nevojave gjithmonë në rritje për shërbimet që duhet t’i ofrohen moshave të treta funksionon dhe rrjeti i shërbimeve të OJF-ve. Aktualisht, shërbim për të moshuarit rezidencialë dhe ditorë ofrojnë këto qendra: “Misionarët e Bamirësisë” Motrat Nënë Tereza, me 70 klientë në Tiranë, shërbehet në dy godina të ndara sipas gjinisë), 15 klientë në Durrës dhe 10 klientë në Pukë, vetëm për femra. Po kështu, në Qendrën Ditore Balashe në Elbasan trajtohen 50 të moshuar ditorë, ndërsa në Qendrën Sociale “Kuka” në Tiranë, trajtohen 10 të moshuar të tjerë. Pra, në total, në të gjithë institucionet Jo publike, trajtohen gjithësej 105 të moshuar rezidencialë dhe 50 të moshuar ditor.

Pagesa në qendrat private
Përsa i përket shërbimit social privat për të moshuar, Drejtoresha Vilma Premti theksoi se ky shërbim është ende në fillimiet e tij. Për këtë arsye edhe numri i të moshuarëve në këto qendra nuk është i lartë. Por, me rritjen e kapaciteteve dhe funksionimit pritet të ketë edhe rritje të kërkesave. Këtu mund të përmendim Qendrën Social Shëndetësore “Joshua Center”, që është mbështetur nga donatorë të huaj, e cila ka një kapacitet prej 25 të moshuarish. Në këtë qendër pranohen të moshuar me pagesë, pagesa varion nga 300-400 euro në muaj. Ndërkaq, vecc shërbimeve të sipërpërmendura të moshuarve ju vijnë në ndihmë dhe shëbimet social komunitare të ofruara nga projekti i Bankës Botëore, të cilat janë në varësi të menaxhimit dhe administrimit të Pushtetit Vendor. Shërbimet komunitare për të moshuarit që mbeshteten nga Banka Botërore dhe kryesisht ofrojnë mbështetje për të moshuarit në shërbime sociale ditore, variojnë në një pjesë të rrethe të vendit. Këto qendra janë: Qendër Komunitare e Shërbimeve Sociale në Pukë, Qendër sociale e ofrimit të shërbimit për të moshuarit Maminas, Qendër Sociale e Bashkisë Cërrik
Qendër Sociale e Bashkisë Memaliaj, Qendër Zhvillim dhe integrim në Komunën Antigone Gjirokastër, Qendër Komunitare e Bashkisë Rrogozhinë, Qendër Komunitare e Bashkisë Delvinë, Qendër Komunitare e Bashkisë Orikum, Vlorë.

Cilësia e shërbimit
Premti sqaroi se shërbimet për moshën e tretë kanë pësuar ndryshime pozitive në drejtim të cilësisë dhe standarteve të shërbimit duke tentuar që kushtet në institucione të jenë sa më afër familjes. “Janë bërë ndryshime në nivelin e kushteve të jetesës, të cilësisë, të ushqimit, higjienës dhe kushteve të banimit, duke i përmirësuar vazhdimisht. Gjatë këtij viti është rritur kuota ushqimore për të moshuarit në Udhezimin Nr.303.dt. 13.02.2007 ishte 180 dhe u rrit në 230 lekë në ditë”, -theksoi Drejtoresha Premti. Gjithashtu, është rritur kuota e përfitimit të pagesës kesh mujore, në 50% e pensionit që marrin të moshuarit. Ndërsa për ata të moshuar që nuk marrin pension, ju është akorduar një shumë prej 4000 lekësh për shpenzime mujore. Por sipas saj, nevoja për trajnime të personelit është e vazhdueshme dhe duhet aplikuar gjatë gjithë kohë. Shërbimi Social Shtetëror në përputhje me politikat e qeverisë ofron shërbime sociale në ndihmë të klientëve dhe shtresave në nevojë si, fëmijë jetimë socialë, biologjikë, të moshuar të braktisur, të vetmuar, fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike në 26 institucione të shpërndara në të gjithë vendin.
Sipas saj, në kuadër të decentralizimit dhe deinstitucionalizimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror, për të zbutur sadopak peshën e problemeve sociale, janë krijuar tipologji të reja të shërbimit që synojnë zgjerimin e hapësirave të veprimit dhe përgjegjësisë qytetare të Pushtetit Vendor, sidomos për të moshuarit. Prandaj, në shërbim të kësaj kategorie funksionon një rrjet i tërë institucionesh Publike, Jopublike, Private dhe Projekte të Bankës Botërore.

Qendrat nga projekti i Bankës Botërore
Qendër Komunitare e Shërbimeve Sociale në Pukë
Qendër sociale e ofrimit të shërbimit për të moshuarit Maminas
Qendër Sociale e Bashkisë Cërrik
Qendër Sociale e Bashkisë Memaliaj
Qendër Zhvillim dhe integrim në Komunën Antigone Gjirokastër
Qendër Komunitare e Bashkisë Rrogozhinë
Qendër Komunitare e Bashkisë Delvinë
Qendër Komunitare e Bashkisë Orikum, Vlorë

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›