E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Politeknik, 40 vende më tepër për pedagogë të rinj



Universiteti Politeknik i Tiranës do të punësojë 40 pedagogë të rinj, çka përbën edhe numrin më të madh të pedagogëve në krahasim me fakultetet e tjera. Rektori i këtij institucioni, Jorgo Kacani, u shpreh se kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për staf akademik do të publikohen të përfunduara gjatë këtyre ditëve. Nevojat më të mëdha për pedagogë të rinj ndihen në lëndët e Teknologjisë së Informacionit, sepse pikërisht atje është shtuar numri i kuotave në krahasim me vitin e kaluar. Shtimi i stafit akademik bëhet për t mos verifikuar mangësi në mësimdhënie. Unieversiteti Politeknik ka vendosur të kërkojë punësimin e 40 pedagogëve, ku vitin tjetër mendohet të ketë nj shtim më të madh të kandidatëve. Një masë tjetër e marrë është sistemimi i sallave të laboratorëve dhe të auditorëve, që kuotat e sivjetme të përballohen me sukses. Më shumë pedagogë do të punësohen në Universitetin e Tiranës, ku do të përzgjidhen 160 kandidatë. Aplikimet e kandidatëve për pedagogë me kohë të plotë pranë këtij universiteti do të nisin më 11 gusht dhe do të vijojnë deri në fund të këtij muaji. Përmes një vendimi të qeverisë pritet të punësohen 400 pedagogë në universitetet publike të vendit. Sipas rektorëve, sivjet do të pranohen 20 mijë studentë të rinj në rang kombëtar.

Mehmeti: ”Hartohen programet e reja për arsimin e mesëm”

Shefi i sektori të arsimit të mesëm të përgjithshëm, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ndriçim Mehmeti, deklaroi se Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT) po parashikon programet e reja që do të hartohen për arsimin e mesëm. Kjo nismë e re do të bëhet në kuadër të ndryshimeve strukturore nga katër vjet në tre. Në këtë mënyrë, përcaktimi i tematikës në programin lëndor po ndihmon hartuesit e teksteve të historisë të jenë më të vëmendshëm në trajtimin e çështjeve të integrimit euroatlantik. Nga ana tjetër politika e Altertekstit po jep mundësi edhe më të mëdha të trajtimit në mënyrë të larmishme të kësaj çështjeje. Mehmeti theksoi se si në kurrikulën e arsimit 9 -vjeçar dhe në atë të arsimit të mesëm ka arritje, të cilat kanë bërë që cilësia e tekstit të vijë duke u rritur, në përgjigje të kërkesave të kohës. Sipas tij tashmë një vend i veçantë në kurrikulën e arsimit të mesëm i kushtohet zhvillimeve historike në Shqipëri dhe hapësirës mbarëshqiptare, prej periudhave më të hershme deri në ditët tona.

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›