E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja Godo takon ekspertë italianë për reformat në shëndetësi



Ministra e Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi takimin e parë zyrtar me ekspertë Italianë, që nga ardhja e saj në krye të shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë priti, dje, një nga autoritetet më të larta të Rajonit të Pulias, Drejtorin e Përgjithshëm të Presidencës së këtij Rajoni njëkohësisht drejtues i projektit INTERREG III, dr. Leonardo Volpicella. Gjatë këtij takimi, Ministrja u njoh me rezultatet e të këtij projekti, që ka rezultuar i suksesshëm në vend. Njëkohësisht, palët kanë diskutuar për ecurinë e reformave në sistemin shëndetësor shqiptar. Në saj të projektit INTERREG III, u analizua puna për 10 mijë ekzaminime mamografike, 2 transplante veshkash nga dhurues të gjallë të të njëjtit grup gjaku, aktivizimi i ekzaminimeve të Pap testit, krijimi i regjistrave të informatizuar të pacientëve uremik, të sëmundjeve infektive dhe vaksinimeve. Rezultatet e tjera të pritshme të projektit INTERREG III, janë ato të realizimit të transplantit të parë të veshkave në shqipëri nga mjekët shqiptar. Gjithashtu, aktivizimi i një programi për menaxhimin dhe informatizimin e shërbimit farmaceutik, është një tjetër program i këtij projekti. Godo, ofroi mbështetjen për përfundimin e sallës së operacionit pranë repartit të urologjisë në QSUT. Kjo sallë është e domosdoshme për të realizuar transpalntin e parë të veshkave nga mjekët shqiptarë në vendin tonë.

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›