Pallatet e banuara kthehen në auditore për studentët e vjeshtës
Emanuela Sako
Pallatet e banimit janë kthyer në auditorë të mësimdhënies për studentët e sezonit të vjeshtës. Pedagogët kanë marrë me qira dhoma të veçanta për t’i kthyer në auditorë që shërbejnë për dhënien e leksioneve sipas lëndëve përkatëse. Vendndodhja e tyre është e papërcaktuar dhe mund të gjendet në të gjitha zonat e kryeqytetit. Ndërsa frekuentuesit janë me dhjetëra në çdo degë. Studentët preferojnë t’iu nënshtrohen kurseve të veçanta nga pedagogët, se sa të mësojnë në mënyrë individuale. Kjo bëhet kundrejt një pagese të majmë dhe ndryshon sipas lëndëve dhe fakultetit. Një provim i fakultetit të ekonomisë dhe frekuentimi i provimit të matematikës kushton 10 mijë lekë në orë, ndërsa kursi është një mujor. Por, kjo tarifë ndryshon nga pedagogët e Tiranës tek ata të Shkodrës. Pedagogët e në Universitetin e Shkodrës për lëndën e matematikës marrin 25 mijë lekë për një orë leksioni.
Kurset
Pedagogët kursejnë edhe pushimet verore nga shuma marramendëse e përfitimit të kurseve verore. Kurset janë kryesisht një mujor për çdo lëndë. Ndërsa studentët i preferojnë për vetë faktin se u kushton më pak kohë dhe për më tepër janë të bindur se e kanë më të sigurt marrjen e provimit. Kjo jo vetëm se kanë mundësi të mësojnë më shumë, por sepse pretendojnë se pyetjet që iu japin gjatë orëve të kursit janë ato që bien në provimet e lëndëve përkatëse. Kjo gjë i bën më të frekuentueshme nga studentët kurset e lëndëve të ndryshme. Pedagogët iu rekomandojnë se mjaftojnë tezat që do të mësojnë gjatë orëve të kurseve për të marrë provimin, pa qenë nevoja për të shfletuar librat. Ndërsa, ata organizojnë kohën dhe ndajnë në grupe studentët që frekuentojnë kurset. Çdo grup përbëhet nga 15 deri në 25 studentë dhe një pedagog që ka studentë të Ekonomikut, ka pothuajse 4 grupe, që i ndan në orare të caktuara.
Tarifat
Tarifa që duhet të paguajë një studentë për një kurs në një lëndë të caktuar është e ndryshme. Kjo varet nga lënda që do të frekuentojë dhe nga pedagogu që do të japë leksionet e lëndës. Një provim i fakultetit të ekonomisë dhe frekuentimi i provimit të matematikës kushton 10 mijë lekë në orë, ndërsa kursi është një mujor. Por, kjo tarifë ndryshon nga pedagogët e Tiranës tek ata të Shkodrës. Pedagogët e në Universitetin e Shkodrës për lëndën e matematikës marrin 25 mijë lekë për një orë. Por, tarifat më të larta janë për degët më të vështira dhe m të forta të fakulteteve tona, si ai i Ekonomisë, degët e Politeknikut apo inxhinieritë e ndryshme.
7 Gusht 2008