E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Paguajmë 60% të shërbimeve shëndetësore”

• Nga 190 vende të botës, Shqipëria renditet e 173-ta për nga financimi i shëndetësisë.Pak gjë ka ndryshuar vitet e fundit ndërsa buxheti i saj nën 3 % të GDP është më i ulëti jo vetëm në Evropë, por edhe mes vendeve të rajonit. Të dhënat vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj organizate, vetëm 40 % të shpenzimeve totale mjekësore përballohen nga fondet publike, kurse 60 % paguhen direkt nga xhepat e pacientëve. Përpos kësaj tregu farmaceutik ndonëse standardi i jetesës është i ulët, është tepër i pasur me medikamente nga të gjitha llojet. Edhe pse OBSH ka rekomanduar si të domosdoshme 400 lloje ilaçesh, në treg qarkullojnë mbi 2700 të tilla, nga të cilat afërsisht  400 rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit  Shëndetësor. Sipas statistikave, shitja e medikamenteve zë rreth  47% të shpenzimeve të përgjithshme të shëndetësisë shqiptare. Në vendin tonë nga 3 milionë banorë vetëm 600 mijë paguajnë sigurime shëndetësore, duke e renditur kështu automatikisht Shqipërinë të fundit në rajon për kontributet. Shqiptarët paguajnë vetëm 3.4% të të ardhurave të tyre për shëndetin, ndërkohë që në vende si Maqedonia, kjo shifër arrin me 9.5% dhe Bullgaria 6%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›