Zbulohet mashtrimi me pensionet
• Ndjekje penale 32 pensionistëve në Tiranë, kishin mundur të sajonin dokumente false për periudhën e pleqërisë.Dashamir BiçakuPolicia fillon hetimet dhe për ish-drejtuesit dhe ish-punonjësit e sektorëve përkatëse në Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Pensioneve, që nga fundi i vitit 2006. Dyshimet e policisë për numrin e personave që mund të kenë përfituar pension pleqërie në mënyrë të padrejtë përmes falsifikimit të dokumenteve mendohet se mund të rritet deri në 300 raste. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama”, nga burime të zyrës së Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Hetuesit nuk ka bërë të ditur emrat e personave të dërguar për ndjekje penale nga zyra e Antikorrupsionit në kryeqytet por thanë se, bëhet fjalë për 32 shtetas. Gjithsesi të njëjtët burime, pohuan se numri i personave që mund të merren në përgjegjësi penale si përfitues mund të shkojë në rreth 300 vetë. Abuzimi i zbuluar mësohet se daton nga viti 2004, deri në fund të vitit 2006. Hetuesit kanë marrë informacione nga drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Këta kanë vërejtur se nga verifikimet e kryera disa prej emrave që përfitonin pensione ishin të regjistruar vetëm fiktivisht, pasi ata nuk meritonin të përfitonin pension. Menjëherë pas këtij zbulimi, zyra e Antikorrupsionit dhe Task-Force e Prokurorisë së Tiranës kanë nisur hetimet. Kjo situatë është identifikuar nga punonjësit e Sigurimeve Shoqërore prej nëntë muajsh. Emrat e parë kishin nisur të dilnin në mënyrë të rastësishme, ndërsa verifikimet kanë zbuluar edhe emrat e shumë të tjerëve që përfitonin “qyl” pensionet nga buxheti i shtetit. Së paku 3 milionë lekë të vjetra në muaj shkonin kot nga buxheti i shtetit, në adresë të 32 personave të identifikuar dhe të proceduar penalisht nga policia. Të gjithë personat e ndjekur penalisht nga policia janë nga 50-60 vjeç dhe të gjithë banorë të Tiranës. Një pjesë e mirë e tyre kishin mundur të falsifikonin dokumentet falë personave të tretë, që njihnin procedurat ligjore dhe depozitimin e dokumenteve false. Mësohet se secili prej përfituesve ju ka paguar falsifikatorëve të përfshirë në këtë histori, shuma nga 1.5-2 milionë lekë të vjetra. Tashmë hetimi i policisë po shtrihet deri në fund të vitit 2006, e më herët për të zbuluar përfituesit e paligjshëm të pensioneve, që mendohet se kapin shifrën e rreth 300 vetëve.Hetimi ndajish-drejtuesvetë ISSH-sëTIRANE - Përfituesit e pensioneve false, që veç ndjekjes penale për krimin, duhet të paguajnë edhe shumat që kanë përfituar nga pensionet. Ende nuk është bërë bilanci i dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit nga kjo lloj vjedhjeje. Për të zbardhur në total dëmin e shkaktuar, policia mësohet se do të marrë në përgjegjësi penale veç pensionistëve edhe personat që kanë punuar për falsifikimin e regjistrave dhe dokumenteve të përfituesve. Po kështu burimet pohojnë se përgjegjësi penale do të ketë edhe për personat që kanë futur në regjistra emrat e pensionistëve të rremë. Të dyshuar në këtë rast sipas burimeve, janë jo vetëm punonjës të drejtpërdrejtë të zyrave përkatëse, por edhe ish- drejtues të institucionit, apo zyrave rajonale e lokale që mund të kenë gisht. “Gabimi i fundit” zbuloi 18 persona,që përfitonin pension të padrejtëTIRANE – Një vit më parë policia e Tiranës zbuloi dhe goditi një bazë të falsifikimit të dokumenteve, e cila kryesisht hartonte dokumente të paligjshme për personat e interesuar për përfitim të paligjshëm të pensionit. Më 3 shkurt 2007 agjentët e Antikrimit Ekonomik arrestuan në rrugën “Qemal Stafa” Shpëtim Sinanin, 42 vjeç. Gjatë aksionit të koduar me emrin “Gabimi i fundit” u sekuestruan dhjetëra certifikata personash, që kërkonin pension të paligjshëm duke ndryshuar moshën, si dhe një numër i konsiderueshëm libreza pensionesh të plotësuara dhe të paplotësuara. Nga hetimet që u zhvilluan më pas policia provoi se të paktën 18 qytetarë të ndryshëm, pasi kishin paguar shuma të konsiderueshme tek Shpëtim Sinani kishin arritur të siguronin dokumentet, me të cilat kishin përfituar pensionin. Ky ka qenë rasti kur sipas policisë, u zbulua se i njëjti person u kishte premtuar një numri të madh qytetarësh t’u siguronte pensionin përmes falsifikimit të dokumenteve. Ndërkaq në vazhdimësi policia e kryeqytetit ka arrestuar persona të dyshuar dhe ka zbuluar raste kur falsifikatorë të ndryshëm u kanë siguruar dokumente false një numri më të vogël qytetarësh. Bashkë me dokumentet policia ka sekuestruar edhe pajisjet, me të cilat kryheshin falsifikimet.300 personadyshohet se kanë përfituar pension në mënyrë të paligjshme në Tiranë, përmes falsifikimit të dokumenteve të kërkuara nga institucionet32 personaqë kanë përfituar pensione, duke falsifikuar dokumentet janë dërguar për ndjekje penale në zyrën e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës